I ftuar në studion e ‘Breaking’ ishte analisti i njohur, Frrok Çupi, i cili ka diskutuar në lidhje me përfshirjen e presidentit Ilir Meta, në fushatë. Çupi u shpreh se presidenti e ka braktisur postin e tij dhe kushtetutën.
“Ka shkelur dy nene, atë që nuk mund të mbajë pozicione të tjera. Nuk mund të ushtrojnë asnjë kompetencë tjetër që nuk është në kushtetutë. Merret ndërkohë me fushatën e një partie, që në fakt është partia e tij dhe ushtron kompetenca të tjera që nuk janë për presidentin”, – tha Çupi.
Sipas analistit të njohur, Meta po kryen akte kundër ligjit dhe parlamentit. “Ai nuk e çan kokën për kushtetutën”, tha Frrok Çupi.
Ndërsa duke folur në lidhje me bojkotin e kontrollorëve të aeroportit të Rinasit, Çupi u shpreh se pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Meta mund të arrestohet nga NATO.
Çupi: Ilir Meta është kapur në krim. Me 26 prill, Meta do të arrestohet qoftë dhe nga forcat e NATO-s se kreu një akt tradhtie ndaj SHBA dhe NATO. Nëse bojkotoi i hapësirave qiellore do të kishte zgjatur qoftë edhe disa orë, Ilir Meta do të ishte në pranga dhe në NATO do të ishte arrestuar në kushtet e flagrancës. Ka ndodhur në disa raste, qoftë me princin e Arabisë Saudite që kanë rënë në pranga për shkak të pengesave të tilla. Meta është kapur në spiunazh kundër Amerikës në favor të forcave të tjera.
Ajo ishte thyerje e madhe e aleancave që takohen dhe ndahen në kordonin që tani është prishur.
Diskutime rreth kësaj post