• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“Frankfurter Neue Presse”: Shqipëria, destinacioni evropian i pushimeve të ëndrrave

29 October, 2024
në Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria është ndoshta destinacioi i ri më i famshëm në Evropë. Sipas statistikave, vendi mesdhetar ka regjistruar 30% më shumë turistë brenda një viti, shkruan Moritz Maier në një artikull të botuar në të përditshmen gjermane “Frankfurter Neue Presse” (FNP).

Kryeministri Edi Rama, është entuziast dhe po sakrifikon shumë për të. Shqipëria po lulëzon si një destinacion udhëtimi. Vendi ka shënuar rritjen e katërt më të lartë të turistëve ndërkombëtarë në mbarë botën.

“Një levë e madhe për prosperitet për vendin ekonomikisht të dobët”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Megjithatë, rritja e turizmit nuk ofron vetëm mundësi zhvillimi, por ajo mund të dëmtojë mjedisin. Kjo mund të shihet aktualisht në Spanjë, ndër shumë vende të tjera.

Në shumë rajone, popullsia atje po proteston gjithnjë e më dhunshëm kundër të ashtuquajturit turizmit masiv.

A do të ketë të njëjtin fat edhe Shqipëria? Ruajtja e natyrës tashmë po vuan nga fluksi i turistëve.
Pushimet në Evropën Juglindore: Rritje rekord e turizmit në Shqipëri

Brenda një viti, numri i turistëve në Shqipëri u rrit me rreth 30%– duke shënuar një rekord.
Në vitin 2022 u regjistruan 7,5 milionë turistë ndërkombëtarë, dhe në vitin 2023 rreth 10,1 milionë.

Këto janë shifrat e Organizatës së Turizmit të Kombeve të Bashkuara. Vetëm turizmi kontribuoi masivisht në rritjen ekonomike prej 5% në 2022.

Në vendet e BE-së veçanërisht në Gjermani, Shqipëria është konsideruar prej kohësh si destinacioni më i njohur kur bëhet fjalë për pushime të lira, natyrë të bukur dhe arkitekturë historike.

Kryeministri Rama shprehet veçanërisht i kënaqur për rritjen e turizmit nga Gjermania.

“Kjo është një gjë e madhe. Së pari, Shqipëria ka patur një reputacion të keq në Gjermani për një kohë të gjatë. Kjo po ndryshon shumë për shkak të rritjes së turizmit”, tha Rama në një intervistë, në një vizitë shtetërore në Berlin si pjesë e Konferencës së Ballkanit Perëndimor.

Autokrati komunist Enver Hoxha, e izoloi Shqipërinë për disa dekada gjatë Luftës së Ftohtë. Shqipëria tani po kërkon të bashkojë forcat me BE-në dhe është kandidate për anëtarësim që nga viti 2014.
Turistët gjermanë janë një “fat” për Shqipërinë.

Nga ana tjetër, turistët gjermanë në veçanti përfaqësojnë një sukses të qëndrueshëm.

Këtë e tregon përvoja nga vendet e tjera: Kur një numër i madh pushuesish nga Gjermania vizitojnë vendin, ky është një sinjal për një sektor të qëndrueshëm dhe afatgjatë të turizmit.

Kryeministri dëshiron ta promovojë këtë. “Gjermanët shpesh kalojnë 30 ditë pushime. Dhe zakonisht marrin vetëm disa ditë për pushime më të shkurtra. Gjithnjë e më shpesh, disa nga këto ditë – i kalojnë në Shqipëri. Për ne, ky është një fat”, tha Rama.

Kritikët shpesh i referohen pasojave kur numri i turistëve rritet kaq ndjeshëm.

Ajo që ndodh kur ka një fluks turistësh të huaj dhe vendas, përveç përfitimeve ekonomike është edhe shfaqja e pasojave nga turizmi masiv, siç mund të shihet për shembull në Spanjë.

Kryeministri Rama, nuk sheh asnjë rrezik të turizmit masiv për momentin.

Paraardhëse

Fevziu kritikon politikanët e rinj, vlerëson vetëm Arlind Qorin

Pasardhëse

Ish banorja i drejtohet Olta Gixharit: Për bullizuese do të kryesoje listën

Pasardhëse

Ish banorja i drejtohet Olta Gixharit: Për bullizuese do të kryesoje listën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Nga lajme2
14 July, 2025
0

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se nuk e ka në plan të...

Pas urdhrit të Ramës, japin dorëheqjen 18 administratorë në bashkinë Elbasan

14 July, 2025

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

10 July, 2025

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.