• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Forcat e Azerbajxhanit fitojnë kontrollin e rajonit të dytë të kthyer nga Armenia

25 November, 2020
në Botë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Forcat e Azerbajxhanit kanë hyrë në distriktin e dytë, nga tre në total sa do t’i dorëzohen Armenisë, në kuadër të marrëveshjes që u ka dhënë fund luftimeve për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka thënë se njësitet e ushtrisë së këtij shteti kanë hyrë në Karvachar, sipas marrëveshjes së nënshkruar këtë muaj nga Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia.

Karvachar, që gjendet në mes të Nagorno-Karabakut dhe Armenisë, ishte planifikuar t’i dorëzohej Azerbajxhanit më 15 nëntor, mirëpo afati i fundit është shtyrë nga autoritetet azerbajxhanase për arsye humanitare.

“Puna inxhinierike është kompletuar për të siguruar lëvizjen e njësiteve tona në këtë drejtim, rrugët e vështira malore janë duke u pastruar nga minat dhe janë duke u përgatitur për shfrytëzim”, ka thënë ministria përmes një deklarate.

Armenia është pajtuar për të dorëzuar tri rajone – Agdam, Karvachar, dhe Lachin – që kanë qenë për afro tri dekada nën kontrollin armen, pas marrëveshjes së nënshkruar që i ka dhënë fund konfliktit ushtarak për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Agdam është dorëzuar më 20 nëntor, derisa Lachin do të dorëzohet më 1 dhjetor.

Zbatimi i marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia është diskutuar ndaras gjatë bisedave telefonike në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministrit armen, Nikol Pashinian, ka thënë Kremlini më 24 nëntor.

Paraardhëse

Nishani: Dakord me Metën për referendum, por jo për Republikë Presidenciale, Shqipëria ka nevojë për rrotacion politik

Pasardhëse

Jorida Tabaku: Qeveria gënjeu qytetarët, në 7 vite rriti me 72 mld lekë detyrimet e prapambetura

Pasardhëse

Jorida Tabaku: Qeveria gënjeu qytetarët, në 7 vite rriti me 72 mld lekë detyrimet e prapambetura

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.