• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

FMN: 2023 do të jetë një vit i vështirë

1 January, 2023
në Ekonomi, Kryesore
0
FILE PHOTO: The International Monetary Fund Managing Director, Kristalina Georgieva, speaks at a conference in Riyadh, Saudi Arabia, October 3, 2022. REUTERS/Ahmed Yosri/File Photo

FILE PHOTO: The International Monetary Fund Managing Director, Kristalina Georgieva, speaks at a conference in Riyadh, Saudi Arabia, October 3, 2022. REUTERS/Ahmed Yosri/File Photo

20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi forcat kryesore të rritjes globale. Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina po përballen me dobësim të aktivitetit ekonomik”, tha të dielën drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Viti i ri do të jetë “më i vështirë se viti që lëmë pas,” tha zonja Georgieva në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të televizionit CBS’. “Pse? Sepse të treja ekonomitë e mëdha – SHBA, BE dhe Kina – po ngadalësohen njëkohësisht,” tha ajo.

Në tetor, FMN e uli parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2023, duke pasqyruar rënien e vazhdueshme nga lufta në Ukrainë, si dhe trysnia e inflacionit dhe normat e larta të interesit të vendosura nga bankat qendrore si ajo e Shteteve të Bashkuara. Që nga ajo kohë, Kina ka hequr dorë nga politika e saj zero-COVID dhe ka nisur një rihapje kaotike të ekonomisë së saj, megjithëse konsumatorët atje mbeten të kujdesshëm, ndërsa rastet e koronavirusit rriten. Në komentet e tij të para publike që nga heqja e kufizimeve, Presidenti Xi Jinping bëri thirrje të shtunën në fjalimin e Vitit të Ri për më shumë përpjekje dhe unitet ndërsa Kina hyn në një “fazë të re”.

“Për herë të parë në 40 vjet, rritja e Kinës në 2022 ka të ngjarë të jetë në të njëjtin nivel ose më poshtë rritjes globale,” tha zonja Georgieva. Për më tepër, një shpërthim i pritshëm i infeksioneve të COVID-it atje në muajt në vijim ka të ngjarë të godasë më tej ekonominë e saj këtë vit dhe të ngadalësojë rritjen rajonale dhe globale, tha zonja Georgieva.

“Për dy muajt e ardhshëm, do të jetë e vështirë për Kinën, dhe ndikimi në rritjen kineze do të jetë negativ, ndikimi në rajon do të jetë negativ, ndikimi në rritjen globale do të jetë negativ,” tha ajo. Në parashikimin e tetorit, FMN-ja e përcaktoi rritjen e produktit të brendshëm bruto në Kinë për vitin e kaluar në 3.2% – në të njëjtin nivel me parashikimin global të fondit për vitin 2022. Në atë kohë, ajo parashikoi gjithashtu se rritja vjetore në Kinë do të përshpejtohej në vitin 2023 duke shkuar në 4.4%.

Por komentet e saj lënë të kuptohet se në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër këtë muaj, FMN-ja do të bëjë një ulje tjetër të parashikimit për rritjen e ekonomisë së Kinës dhe asaj globale. Drejtoresha e FMN-së, Georgieva, tha se ekonomia amerikane mund të shmangë tkurrjen e drejtpërdrejtë që ka të ngjarë të godasë deri në një të tretën e ekonomive të botës. Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë më të madhe të ripërtëritjes, tha ajo dhe “mund të shmangin recesionin. Ne shohim se tregu i punës atje mbetet mjaft i fortë.”

Por ky fakt në vetvete paraqet një rrezik sepse mund të pengojë përparimin që Banka Qendrore duhet të bëjë për ta ulur inflacionin në SHBA nga niveli më i lartë në katër dekada. Inflacioni tregoi shenja se kishte kaluar kulmin e tij me përfundimin e vitit 2022, por ai vazhdon të jetë pothuajse sa trefishi i objektivit prej 2%. /VOA

Paraardhëse

Për ata që nuk e kujtojne, ja si festohej Viti i Ri para vitit “90 në Shqipëri

Pasardhëse

Ja si parashikohet ky fillimvit në Shqipëri dhe çfarë pritet në fundjavë

Pasardhëse

Ja si parashikohet ky fillimvit në Shqipëri dhe çfarë pritet në fundjavë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Reshje dëbore dhe temperatura ekstreme të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

Nga lajme4
30 January, 2023
0

Hakil Osmani nga metoalb për emisionin “Good Morning Albanians”  tha se këtë javë moti do të jetë i qëndrueshëm por...

“Rama, kungull”, Kryemadhi krahason politikanët me perime: Basha fluturoi me presh

29 January, 2023

Zihen keq Luizi dhe Kiara: Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë

29 January, 2023

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun

29 January, 2023

Të dyja në moderimin e “Big Brother Vip”, por a ekziston ‘krisja’ e miqësisë mes Jonidës dhe Arbanës?

29 January, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.