• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

“Fluturojnë” çmimet e biletave të avionëve nga Shqipëria, 300-400 euro në një drejtim

12 August, 2019
në Shqip+
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe kjo verë nuk i ka shpëtuar çmimeve të larta të biletave të avionëve për fluturimet drejt dhe nga Italia e shtete të tjera ku jetojnë emigrantët. Për javët e fundit të gushtit të udhëtosh nga Tirana drejt qyteteve të shtetit fqinj është një çmenduri e vërtetë.

Bileta kushton mbi 300 euro për të shkuar në Milano, Romë apo qytete të tjera, madje edhe 400 euro.

Me Blue Panorama drejt Milanos, Romës, apo Torinos, nga data 24 gusht deri në fund të muajit, çmimet e biletave janë 290 euro vetëm në një drejtim.

Me Alitalia vendet janë pothuajse të zëna dhe nëse do të blesh një biletë për në Romë, minimumi është 400 euro.

Edhe destinacionet e tjera janë shtrenjtuar ndjeshëm. Nga Tirana në Vjenë me Austrian Airlines, bileta kushton minimumi 330 euro në datën 24 dhe pas kësaj date rritet në 430 euro.

As operatorët low cost nuk janë të lirë. Me Wizz Air për në Londër mund të fluturosh me 370 euro.

Rritja e çmimeve të biletave drejt Shqipërisë në fillim të gushtit dhe nga Shqipëria drejt destinacioneve të tjera në fund të tij është një dukuri e përvitshme.

Burime nga Tirana International Airport (TIA) pohojnë se kjo dukuri lidhet me trafikun e rritur në dy-tre muajt e verës nga emigrantët. Vendet prenotohen me shpejtësi për të ardhur në Shqipëri në fillim të gushtit dhe për të ikur në fund të tij dhe kompanitë reagojnë duke rritur çmimet e biletave. Nga ana tjetër operatorët nuk kanë avionë të tepërt vetëm për këta dy-tre muaj, teksa i bëjnë planet e fluturimeve që në prill deri në tetor dhe nuk i shtojnë vetëm pë gushtin.

data-full-width-responsive="true">

Çmimet mbeten të larta dhe në 10 ditëshin e parë të shtatorit dhe më pas ulen, ku drejt Italisë mund të gjesh bileta edhe me 50-60 euro në një drejtim.

Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit. Sipas të dhënave nga TIA në 2018-n, në total, pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.6 milionë (rritje 6%), duke zënë rreth 59% të totalit.

Ndonëse numri i operatorëve, përfshirë ata low cost, sa vjen e shtohet, Shqipëria vijon të ketë çmimet e biletave më të shtrenjtat në rajon.

Nga ana tjetër, Tirana International Airport (TIA), kompania që operon me koncesion aeroportin e vetëm në vend atë të “Nënë Terezës” arriti në vitin 2018 një normë fitimi rekord, sipas të dhënave në bilancin vjetor të 2018. Nga të dhënat në bilanc, të ardhurat e kompanisë për vitin 2018 ishin 6.4 miliardë lekë, ose rreth 51 milionë euro, me një rritje prej 7% në raport me vitin paraardhës. Ky është niveli më i lartë i të ardhurave i raportuar nga TIA. Performanca e mirë e të ardhurave është reflektuar dhe tek fitimet, të cilët arritën në 3.1 miliardë lekë (rreth 25 milionë euro), para taksave.

Teksa shpenzimet janë rritur me ritme më të ulëta se të ardhurat, norma e fitimit ka arritur në 49%, pothuajse gjysmën e të ardhurave, me rritje dy pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm, shkruan ‘monitor’.

Hapja e një aeroporti tjetër në Kukës pritet të ulë çmimet e biletave, që janë ndër më të lartat në rajon. Qeveria ndërkohë është në negociata me koncesionarin e Rinasit për uljen e tarifave, pasi nga auditimet ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

“Euronews”: Vendet skeptike zbehin ëndrrën e Shqipërisë për në BE

Pasardhëse

Shqiptarët i japin 236 milionë euro Greqisë, në një ditë atje shpenzojnë më shumë se perëndimorët

Pasardhëse

Shqiptarët i japin 236 milionë euro Greqisë, në një ditë atje shpenzojnë më shumë se perëndimorët

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

Ervin Bushati zbulon ultimatumin e prerë të Ramës dhe në cilën zonë do të jetë e fokusuar beteja e PS për zgjedhjet e 25 prillit

Nga lajme9
18 January, 2021
0

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deputeti i PS, Ervin Bushati ka zbuluar se...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit (FOTO)

18 January, 2021

Rama i nxori videon e bujshme dhe e ironizoi, reagon Mark Marku

18 January, 2021

Dafina Zeqiri suprizohet nga reperi me famë botërore (VIDEO)

18 January, 2021

Nata më e keqe për dy yjet e futbollit, Messi dhe Ronaldo drejt fundit të karrierës

18 January, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.