Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me debatin e nxehtë të Teatrit Kombëtar dhe nëse ky i fundit do të dekretojë ligjin që i hap rrugën rrëzimit të godinës ekzistuese.
Meta është shprehur se ai është duke e shqyrtuar ligjin dhe se në vendimin e tij nuk do të ndikojnë faktorët e jashtë.
“Unë dua t’ju siguroj që në çdo vendim, nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka Presidenti në mbajtjen e qëndrimeve dhe vendimeve të tilla.”
Fjalët e Metës janë artikuluar pas një aktiviteti ku i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Veliaj, i cili dha këtë koment në lidhje me Teatrin.
“Besoj që qetësia e dashuria do triumfojnë, për diçka që për të cilën tashmë besoj se ka konsensus publik, konsensus të gjerë publik tek aktorët, tek ata që votuan në Parlament dhe tek popullata, sepse siç e tha i madhi Robert Ndrenika, kemi nevojë për teatër e jo për muze. Ndaj, për një teatër të ri besoj do gjendet një vullnet i mirë, kam shumë besim”, u shpreh Veliaj.
Nga ana tjetër opozita ka vijuar të sulmojë maxhorancën, duke thënë përmes deputetes Vokshi se qeveria ka mashtruar qytetarët me hartën e paraqitur në kuvend në lidhje me truallin e Teatrit dhe pronave private përreth.
“Kjo është një arsye e mjaftueshme që Presidenti të mos e dekretojë ligjin korruptiv “Rama- Fusha””, tha Vokshi.
Prej kohësh tashmë, qytetarët, artistë dhe disa shoqëri civile kundërhstojnë orvatjen e qeverisë për të prishur godinën e vjetër të Teatrit, në mënyrë që mbi të, të ndërtohet një Teatër i ri së bashku gjithashtu me një sërë kullash që do të vijnë si “pasojë” e PPP-së./Gazeta Express
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/meta-flet-per-teatrin-kombetar-nuk-do-ndikohem-nga-faktore-te-jashtem-559585/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Diskutime rreth kësaj post