• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Flamur Noka paralajmëron zhvillimet e reja: Do ketë përplasje. Ky është vendim i turpshëm

21 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
4.9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Flamur Noka u shpreh mbrëmjen e djeshme se nuk ka gjykatë që mund të refuzojë Kuvendin e 11 dhjetorit të 2021.

Noka tha se Kuvendi i 11 dhjetorit është më i miri i organizuar në të gjithë historinë e pluralizmit shqiptar.

“Nuk ka gjykatë që njeh ligjin, që bazohet te ligji, dhe që jep vendimin në emër të ligjit dhe që mund të refuzojë Kuvendin e datës 11 dhjetor. Është Kuvendi më i mirë i organizuar në historinë e pluralizmit shqiptar apo në historinë e të gjithë partive në këtë vend. Është i dokumentuar çdo demokrat.”

Sipas Nokës vendimi i Gjykatës për të marrë në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, ishte i turpshëm.

Flamur Noka: Gjykata e Tiranës, mori një vendim politik për të shqyrtuar dhe për të konsideruar palë dikë që nuk ishte palë, për të njohur si kryetar një njeri që e kishte emëruar Gaz Bardhi, dhe që nuk e kishte zgjedhur asnjë organi I PD-së. Ky është vendimi më i turpshëm që ka marrë drejtësia në këtë vend në 32 vjet pas përmbysjes së regjimit.

Ndër të tjera ai ka komentuar dhe ‘lidhjen’ e ngushtë mes Edi Ramës dhe Enkelejd Alibeajt, duke thënë se ky i fundit i jep urdhra kryetares së Kuvendit, teksa shtoi se deputetëve të opozitës nuk u jepet fjala në Kuvend.

Flamur Noka: Deputetëve të opozitës nuk u jepet fjala, u mohohet fjala. Aty vetëm Enkelejdi urdhëron po aq sa urdhëron Taulanti me Edi Ramën, kryetaren e Kuvendit. Është një dashuri e pashpjegueshme. Unë nuk besoj se ka jurist, ka gjyqtarë në këtë botë që mund të mos njohë Kuvendin e 11 dhjetorin që është më si sakti që është bërë ndonjëherë.

Deputeti tha se demokratët nuk do të lejojnë të shkelen, ndërsa ka paralajmëruar edhe përplasje.

Flamur Noka: Askush nuk kërkon që t’i japë kush të drejtë Sali Berishës, demokratët duan të lexohet e drejta. Unë besoj se nuk ka gjyqtarë që mund të shkelë mbi parimet e shtetit të së drejtës, pavarësisht urdhrave politik. Demokratët këtë radhë nuk do të shkelen në rast se do të shkelet më të. Paralajmërojmë përplasje sepse nuk lejojmë asnjë që të zerojë apo të tjetërsojë djersën e demokratëve shqiptarë në 30 vite.

Paraardhëse

Historia e suksesit të djalit shqiptar në SHBA: Në Shqipëri na ndanin se ishim nga fshati, në SHBA përjetova “shok”. Si u bë pedagog dhe pjesë e kompanisë së njohur

Pasardhëse

Kryeministrja e Finlandës me vizitë në Shqipëri, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Pasardhëse

Kryeministrja e Finlandës me vizitë në Shqipëri, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Diskutime rreth kësaj post




Shqip+

Habia, sallatë ruse në samitin e liderëve të NATO-s në Madrid

Nga lajme2
29 June, 2022
0

Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe liderëve të tjerë botërorë në lokacionin e sigurisë së lartë...

Ervin Karamuço: Kam qenë i pari që kam kërkuar dorëheqjen e Ardi Veliu, ja pse

28 June, 2022

“Nëse do të çmendesh sot, mjafton të shohësh”, rrëfehet Grida Duma: Djalin s’e lë të më shohë në TV

28 June, 2022

Lajm i mirë nga Lojërat Mesdhetare, Shqipëria fiton medalje ari në mundje

28 June, 2022

Kryemadhi e konfirmon, bashkohet me Berishën në protestën e 7 korrikut

28 June, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.