• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Fitorja e Joe Biden në SHBA, Turqia ‘habit’ me reagimin

9 November, 2020
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Turqia reagoi të dielën për fitoren e zotit Joe Biden me komente asnjanëse. Zëvendës Presidenti Fuat Oktay tha se kjo nuk do t’i ndryshojë marrëdhëniet midis dy aleatëve të vjetër edhe pse Ankaraja do të vazhdojë t’i bëjë presion Uashingtonit për Sirinë dhe për çështje të tjera ku ka diferenca politike.

Turqia mund të humbasë më shumë sesa shumë vende të tjera nga fitorja e zotit Biden, pasi ai pritet të ashpërsojë qëndrimin e SHBA kundër ndërhyrjeve ushtarake jashtë vendit të Presidentit Reccep Tayyip Erdogan dhe forcimit të bashkëpunimit të tij me Rusinë.

Një tjetër pengesë kryesore është refuzimi i Uashingtonit për të ekstraduar klerikun mysliman me banim në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja thotë se orkestroi një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

“Asgjë nuk do të ndryshojë për Turqinë,” tha zoti Oktay. “Kanalet e komunikimit do të funksionojnë si më parë, por sigurisht që do të ketë një periudhë tranzicioni,” tha ai, duke shtuar se Ankaraja do të vëzhgojë nga afër qasjen e zotit Biden në politikën e jashtme.

Ai tha se Turqia do t’i bënte presion administratës së ardhshme të SHBA që të heqë dorë nga mbështetja për grupet militante kurde në Siri dhe që të ekstradojë Gulenin.

“Ne përjetuam një përpjekje për grusht shteti. Personi që e bëri këtë ndodhet në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asgjë më të natyrshme se sa kërkimi i ekstradimit të tij,” tha zoti Oktay.” Ky është një proces që filloi më herët dhe do të vazhdojë me këtë administratë,” shtoi ai.

Një çështje tjetër që mbetet pa u zgjidhur midis dy aleatëve është blerja nga Turqia e sistemeve ruse të mbrojtjes nga raketat, për të cilat Ankaraja përballet me sanksione nga SHBA. Administrata e Presidentit Trump deri tani ka shmangur vendosjen e sanksioneve. Zoti Oktay tha të dielën se Ankaraja shpresonte që edhe administrata Biden të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm. Presidenti Erdogan ende nuk ka komentuar për fitoren e zotit Biden.

Paraardhëse

Zbardhet lëvizja e fundit çfarë po ndodh me Shtëpinë Bardhë para zhvendosjes së Joe Biden atje si president

Pasardhëse

Kryeministri Rama nuk i ndahet Bashës: Dil sqaro popullin

Pasardhëse

Kryeministri Rama nuk i ndahet Bashës: Dil sqaro popullin

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.