• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Fitorja e Joe Biden në SHBA, Athina zyrtare shpalos kërkesat për presidentin e ri

9 November, 2020
në Botë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fitorja e Joe Biden është pritur pozitivisht nga Athina zyrtare dhe ka ngjallur tek qarqet politike shpresen për një qëndrim tjetër, tek ai që konsiderohet si boshti i politikës së Jashtme në rajon, ai i marrëdënieve greko-turke. Athina shpreson që banori i ri i Shtëpisë së Bardhë të rivendosë një status të ri në marrëdhëniet me Ankaranë, nëpërmjet Aleancës së Atlantikut Verior.

Kryeministri Mitsotakis, ashtu si shumë liderë në mbarë botën ka dërguar urimet e tij me anë të një postimi në tëitter duke theksuar “Joe Biden ishte një mik i vërtetë i Greqisë dhe jam i sigurt se nën presidencën e tij marrëdhëniet grekoamerikane do të forcohen.”

Ka disa ditë që shumë media greke publikojnë fjalimin e presidentit të ri, që shquhet për lidhjen me lobin grekoamerikan, në 2012 me rastin e festës kombëtare të 25 Marsit në Shtëpinë e Bardhë.-Joe Biden

“Siç më thonë disa prej miqve të mirë që ndodhen këtu sot jam një qytetar nderi grek, jo vetëm sot, por çdo ditë”. Gjithashtu 18 ditë para zgjedhjeve Biden u ka prezantuar grekoamerikanëve edhe pozicionimet e tij në lidhje me Greqinë nëse do të zgjidhej duke theksuar mes të tjerash se:

-Do të punojë me aleaten tepër të afert Greqine për avancimin e stabilitetin në lindje
Ndryshe nga Presidenti Trump, do t’i bëjë thirrje Turqisë për shkeljet e së Drejtës Ndërkombëtare dhe angazhimeve të saj si aleat i NATO-s

– Do të punojë diplomatikisht për një zgjidhje në çështjen e Qipros.
-Do të jetë një zë i fortë për lirinë fetare globalisht, duke përfshirë të drejtat të Kishës Ortodokse Greke.

Siç shkruan gazeta e fundjavës TA NEA –Greqia shpreson që të ketë fituar një mik dhe aleat të fortë në Shtëpinë e Bardhë, pasi Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden e ka deklaruar veten shumë herë në të kaluarën si një përkrahës i Greqisë.

Ndërsa më e përmbajtur shfaqet Kathimerini e së dielës që thekson -Politika e jashtme e SHBA mund të mos ndryshojë sa hap e mbyll sytë, por çdo ndryshim ka një efekt të thellë në të gjithë botën dhe rajonin tone. Prandaj, nuk duhet të presim që Presidenti i zgjedhur Biden do të bombardojë Turqinë për të tërhequr Oruc Reis nga zonat që ne e konsiderojmë një shelf kontinental grek, por me siguri do të bëjë diçka më të mirë sesa ajo që bëri “miku” i Erdoganit, dmth presidenti në largim.

Paraardhëse

E kritikoi pse puthi në buzë djalin e saj, Jonida Maliqi i kthehet keq ndjekëses (FOTO)

Pasardhëse

Republikanët i drejtohen Trumpit: Mos i prano rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Pasardhëse

Republikanët i drejtohen Trumpit: Mos i prano rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.