Bashkëshortja e Gaz Pajës, Ira Seferi ka festuar ditëlindjen mbrëmjen e djeshme. Bukuroshja sot ka ndarë me ndjekësit disa foto nga momentet e bukura. Dyshja po ashtu janë në pritje të ëmbël të një vogëlushi.
Ira na ka treguar se ka kaluar një super mbrëmje ditëlindjeje të organizuar nga Gazi, pasi është mbushur me dhurata e surpriza. E veshur me një fustan rozë dhe me supet jashtë, ajo është dukur si një engjëll i vërtetë.
Fotot me barkun e rrumbullakosur të Irës janë pëlqyer shumë edhe nga ndjekësit të cilët nuk kanë nguruar ta urojnë për ditëlindje. Surprizat gjatë mbrëmjes nuk munguan, ashtu si edhe torta me numrin 25.
Padyshim momenti më i bukur ka qenë ai kur Gazi i këndoi, dhe të dy vallëzuan nën ritmin e këngës ‘Shumë urime për ty’. Një festë shumë e bukur dhe emocionuese.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post