Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Antarktidë. Pamjet e borës së kuqe po bëjnë xhiron e rrjetit dhe imazhet janë shpërndarë nga vetë shkencëtarët që ndodhen aty. Ky fenomen është shkaktuar si pasojë e lulëzimit të një alge mikroskopike, prej temperaturave të larta.
Kjo algë uniqelizore që gjendet në rajone kryesisht polare dhe alpine, lulëzon kur nis shkrirja e akullnajave. Për t’i mbijetuar kushteve zhvillon një cipë qelizore izoluese dhe një shtresë pigmentesh të kuqe që i japin këtë ngjyrë.
Sipas studiuesve kjo ndikon në përshpejtimin e shkrirjes së akujve.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post