Bebja e pare në Tiranë është djale. Laeli, një beb i shëndetshëm, plot 4kg e 100 gr, lindi në 10 sekondat e para te vitit 2018, duke gezuar dy prindër të rinj. Rastësia e solli që mami i Laelit, Silvana, është edhe kolegia jone, gazetarja Silvana Muça. Në 12 e 1 minute lindi Nadia ne maternitetin “Mbreteresha Gerladine”.
“Dhurate më të bukur . Është fëmijë i tretë. Kemi një djalë dhe një vajzë”, thotë Majlinda Kroni , nëna e foshnjës.
Por me sa duket ky vit ka hyre mbare per kryeqyetin, pasi nga mesnata deri në mëngjes vetëm në dy maternitetet publikë të Tiranës kishin lindur 16 bebe.
“Këtu kanë lindur 9 bebe. Një me opercion dhe të tjerat lindje normale. Ekipi i mjekëve ka përballuar mirë. Bebet dhe nënat gëzojnë shëndet të plotë”, thotë Eliona Demaliaj.
Që në mëngjes bebet e para të vitit 2018 u vizituan edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manstirliu.
“Viti 2018 do te jetë per fëmijet. Ne do të kujdesemi per mireritje dhe ushqyerjen e femijeve kudo që janë”, tha ministrja.
Kurse kryebashkiaku Veliaj ishte në të dy maternitetet për t’u dhuruar vetë çekun e bebes, prindërve të dy fëmijëve të parë të 2018-ës.
“Më vjen mirë që kemi pasur Laelin djalin e parë, Nadjan vajzën e parë, duke filluar që nga minuta e parë e këtij viti. E kemi nisur mbarë me dy qytetarë të rinj, që besoj do e bëjnë Tiranën më të mirë. Më jep shumë shpresë fakti që pothuajse pa shkuar mesi i ditës në dy maternitetet e Tiranës kemi në total rreth 20 bebushë të rinj dhe them që një qytet që vazhdon dhe rritet është një qytet që ka shpresë. Më e mira për Tiranën dhe për Shqipërinë është përpara”, tha Veliaj.
Përveç çekut të bashkisë me vlerë 5 mijë lekë për çdo fëmijë të lindur, një çek të ngjashëm jep edhe qeveria nëpërmjet ministrisë së Brendshme.
Diskutime rreth kësaj post