Fatmir Mediu tha se Rama është i vendosur që të vjedhë zgjedhjet dhe te shkatërroj çdo mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Refuzimi i BE, komisjonerit për zgjerim, Komisjonit Europian dhe parlamentit Europian për të pritur vendimin e Komisjonit të Venecias për Kodin Zgjedhor tregon qartë se Rama është i vendosur kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Europiane.
Rama është i vendosur që të vjedh zgjedhjet, te shkatërroj cdo mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shqiptarët e kanë detyrën e tyre historike që të bashkohen për të larguar të keqen antieurpianizmin, banalitetin, krimin, korrupsionin dhe përbuzjen që perfaqëson Rama
Opozita brenda mandatit te saj të parë do të bëj Shqiperinë anëtare te BE. Ajo do bashkoj shqiptarët në përballjen me regjimin e korruptuar të Ramës dhe ndërtimin e shpresës dhe besimit Europian.
Opozita ska kohë për të humbur ajo duhet të bashkohet në cdo skaj të Shqipërise në cdo qendër votimi për të mbrojtur Liritë e shqiptarëve dhe garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, – u shpreh Mediu.
Diskutime rreth kësaj post