Kandidati për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit, Fatbardh Kadilli e konsideron Kuvendin Kombëtar të PD si një aktivitet që nuk dha asnjë përgjigje se si do të jetë opozita e re. Në një intervistë televizive Kadilli thotë se nuk pati një demonstrim të qartë që do të tregonte reflektim.
“Partia është shumë më tepër se forumet që prodhojnë institucionet. Partia është frymë në radhë të parë, është kasion i përditshëm. Vendosmëria dhe e shumë të tjerëve do të bëjë që opozita të vazhdojë. Opozitën do ta bëjë edhe në forumet e partisë, edhe jashtë forumeve të partisë. Opozita është vendim. Në këtë shoqëri ku opozitarizmi nuk është i kultivuar si traditë ne duhet ta ushqejmë”, tha ai.
Kadilli shprehet se fjalimi i Bashës kishte një mesazh të cekët.
“Fjalim shumë i gjatë i z. Basha për një mesazh aq të cekët. Askush nuk e mban mend ta thotë mesazhin kryesor. Unë nuk jam i prirur të mendoj se kryetari i partisë paska fituar, e mbylli dhe Kuvendin. Nëse ka menduar që t’i vendosë kapakun kazanit që zien, kazani do të shpërthejë. Atëherë duke bërë sikur nuk kemi probleme dhe duke parë vetëm nga kundërshtari kemi harruar se nuk shërojmë dot vetveten nga disa fenomene që na kanë zvogëluar”, tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post