• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Evropë: Tre të mëdhenjtë në konsultë (zgjedhore)

28 December, 2016
në Botë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Muajt e ardhshëm do të jenë muaj ngërçi, në pritje që shtetet të zgjedhin udhëheqësit e rinj. Në rrezik është e ardhmja e BE-së, mes populizmave të rinj dhe skepticizmit në rritje.

“Pasiguria mbizotëron kudo”. Janë fjalët e Mario Dragit. Në konferencën e zakonshme, në përfundit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të Bankës Qëndrore Evropiane, ai shpjegoi se është “shumë e vështirë të vlerësohet se cilat do të jenë efektet e ndryshimeve të mëdha”, që kanë ndodhur muajt e fundit në Britani, Shtetet e Bashkuara dhe në Itali.

Pasiguria së cilës i referohet Dragi është mbi të gjitha politike, dhe do ta shoqërojë Evropën edhe gjatë vitit të ardhshëm. Ajo fillon me zgjedhjet holandeze në mars, në fund të prillit dhe fillimin e majit radhën e ka Franca; Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në qershor (kryeministri Paolo Xhentiloni u ka kërkuar ministrave të tij të përgatisin një program, për çdo dikaster, për 4 muajt e ardhshëm), dhe në vjeshtë do të mbahen zgjadhjet e përgjithshme në Gjermani.

Në asnjë rast, zgjedhjet nuk do të jenë të thjeshta apo me një rezultat të njohur. Vala e populizmit dhe e euroskepticizmit që është duke përshkuar Evropën, rritet më shpejt se sa rimëkëmbja ekonomike. Kjo është trashëgimia e Depresionit të Madh, e përzier me efektet e globalizimit edhe në vendet që kanë vuajtur më pak.

Një ndjenjë pasigurie e përhapur, e cila kërcënon të minojë rrënjët e BE-së, duke i vënë në dyshim parimet që qëndrojnë në themelin e ëndrrës europiane, që nga 4 liritë themelore, simbole të integrimit evropian:lëvizja e lirë e njerëzve (pra e punëtorëve), mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Por mbi të gjitha, është në diskutim prej kohësh koncepti i solidaritetit ndërmjet shteteve anëtare të BE-së. Samiti i fundit i dhjetorit i krerëve të shteteve dhe qeverive të unionit konfirmoi ngërçin, që ka të ngjarë të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017, deri kur nga kutitë e votimit të dalin rezultate të qarta. Por duke patur parasysh urgjencën e çështjeve që gjenden në tavolinë, samiti nënvizoi edhe një herë kufizimet e kësaj Evrope, me Komisionin Evropian që është faktikisht peng i kancelarive.

Shqytimi i shumicës së çështjeve u shty me 6 muaj. Dhe kësisoj në vitin 2017, Evropa, thellësisht e ndarë në brendinë e saj, do të gjendet ende duke diskutuar se si të merret me emergjencën e emigracionit, si të reformojë Konventën e Dublinit dhe rregulloren pasuese, që aktualisht përcakton se refugjatët duhet të qëndrojnë në vendin e parë që zbarkojnë.

Por ekzistojnë akoma ndarje edhe mbi zgjedhjet ekonomike, me Berlinin që këmbëgul në linjën e politikave të kursimit, dhe me Francën e Italinë që ushtrojnë presion mbi nevojën e një fleksibiliteti më të madh të shpenzimeve, për të rinxitur rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve te reja të punës.

Një ndryshim pikëpamjesh, që e çoi së fundmi në bllokimin nga ana e Eurogrupit të lehtësimit të borxhit grek, për shkak të vendimit të kryeministrit grek Aleksis Cipras për të rivendosur pensionin e trembëdhjetë për pensionistët më të varfër, si dhe për të shtyrë rritjen e TVSH-së në ishujt lindorë të Egjeut, të cilat po përballen me emergjencës e emigrantëve.

Një vendim ky i kundërshtuar fuqishëm nga Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike, francezi Pier Moskovici. Jo-ja e Gjermanisë, qe e pakthyeshme edhe mbi krijimin e një garancie të përbashkët mbi depozitat bankare. Pastaj janë marrëdhëniet me Moskën (edhe mbi këtë temë qëndrimi nuk është kompakt) dhe me Shtetet e Bashkuara. Në kontekstin e pasigurisë së madhe dhe interlokutorëve të dobët, Brukseli do të duhet të negociojë Brexit-in. Një marrëveshje delikate për shkak se – duam apo ajo – do t’i japë kuptimin ekzistencës së Bashkimit Evropian. /www.bota.al

Paraardhëse

Trump-Izraelit: Qëndro i fortë deri më 20 janar

Pasardhëse

Qellohet me granata ambasada ruse ne Damask

Pasardhëse

Qellohet me granata ambasada ruse ne Damask

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.