Pas largimit të Besa Shahnit vendin e saj si ministre Arsimi e zuri, deputetja e Elbasanit, Evis Kushi. Një ditë pas këtij emërimi ka reaguar ish-zv.ministrja socialiste Irena Beqiraj. Ajo ka kapur detajin që dje gratë e PS nuk e ka uruar Evis Kushin për postin e saj të ri.
Për Beqirajn, ky është një tregues i mbështetjes dhe dashurisë që kanë ato për njëra-tjetrën.
“Gratë e partisë, e duan edhe e mbeshtësin njëra tjetrën!
Sot vendosa të bëj një kerkim të vogël, mbi mbeshtetjen publike që gratë e partisë i kishin bërë koleges së tyre Evis Kushi, për detyrën e re të ministres së Arsimit.
Gjeta vetëm tre nga deputete, të cilat kishin uruar edhe mbështetur kolegen e tyre.
ASNJË nga gratë ministre, të cilat do të jenë ne një ekip me të, nuk kishte përshëndetur ardhjen e Evisit ne skuader, Asnje ! Cfarë sinergjie, cfarë ekipi?
Vura re që Grate e partise (të cilat kam kohe që nuk i ndjek nëFB) padyshim në profilet e tyre ndanin adhurimin pa kushte per Liderin.
Prandaj kuotat e dhuruara edhe mbrojtura nga burrat ne politike bëhen të domosdoshme:
“Se ne e duam edhe e mbeshtesim shume njëra tjetrën””, – përmbyll ironikisht Beqiraj.
Diskutime rreth kësaj post