• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Euronews”: Vendet skeptike zbehin ëndrrën e Shqipërisë për në BE

12 August, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Media prestigjioze Euronews i kushton një artikull të ardhmes së Bashkimit Evropian dhe integrimit në të të Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për Shqipërinë në shkrim thuhet se ëndrra për hapjen e negociatave në tetor mund të shuhet duke parë skepticizmin e vendeve si Franca dhe Holanda.

‘Ëndrrat për të hyrë në Bashkimin Evropian mund të zbehen për Shqipërinë pasi vende si Franca dhe Holanda janë të ftohta kur bie fjala tek zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht thirrjes së Komisionit Evropian për të nisur procesin e pranimit”, shkruan Euronews.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu zhgënjimin për situatën, duke i thënë Euronews javën e kaluar se: “Ne duhet të përballemi me faktin se vendimmarrja e Këshillit nuk bazohet tek ajo që bëjmë ne si vende, por tek situatat dhe dinamikat e brendshme politike në vendet e ndryshme anëtare’.

“Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut, kanë probleme me sundimin e ligjit, që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, shkruan Euronews.

Politologu Florian Bieber tha se, në rastin e Francës, ekziston një skepticizëm i përgjithshëm midis elitave për zgjerimin.

“Mendoj se ka një ndjenjë midis elitave që zgjerimi i mëparshëm ishte një gabim dhe se minon levën franceze në BE,” tha ai. “Në këtë kuptim, ekziston një skepticizëm i përgjithshëm drejt zgjerimit.”

Sa i përket Holandës, ai beson se shqetësimi më i madh është se nuk duhej lejuar të tjera shtete me probleme të ligjit, që kur shtete anëtare si Hungaria dhe Polonia nuk kanë një rekord të mirë kur bie fjala tek çështje të tilla.

Bieber shton se stereotipet që i lidhin shqiptarët me krimin e organizuar nuk e ndihmojnë kauzën e tyre.

Në fund të fundit, “shumë prej tyre kanë të bëjnë me politikën e brendshme të këtyre vendeve dhe jo aq shumë me situatën në terren,” tha Bieber.

“Tashmë në pikëpyetje është besueshmëria e BE-së në përgjithësi” tha ai.

“Vëzhguesit në rajon e shohin politikën e Francës dhe të Holandës si jo të drejtë dhe të motivuar nga politika e brendshme dhe stereotipet,’ tha Bieber, duke thënë se kjo minon BE-në si një lojtar të drejtë dhe me kritere të qarta, veçanërisht pasi Komisioni ka dhënë dritën jeshile për negociatat.

Bieber thekson se ky lloj qëndrimi ka të ngjarë të dërgojë një sinjal negativ për qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që mund të mendojnë se nuk ia vlen të bëjnë kompromise të vështira nëse nuk pranohen në bllok.

Paraardhëse

I nxehti, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Edhe sot, 40-42°C, ndërsa të enjten ‘kulmi’

Pasardhëse

“Fluturojnë” çmimet e biletave të avionëve nga Shqipëria, 300-400 euro në një drejtim

Pasardhëse

“Fluturojnë” çmimet e biletave të avionëve nga Shqipëria, 300-400 euro në një drejtim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.