Kelment Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, ka përfunduar spitalin e Elbasanit pasi shfaqi probleme me shëndetin.
Burime për mediat bëjnë me dije se Balili është ekzaminuar nga një mjek neurolog dhe mësohet se është transportuar për te spitali i burgjeve në Tiranë.
Ndërkohë kujtojmë se në burgun e sigurisë së lartë në Peqin prej tre ditësh vijon greva e urisë nga më shumë se 100 të dënuar. Të dënuarit kanë refuzuar ushqimin duke mos pranuar që të konsumojnë asgjë në shenjë revolte duke vijuar grevën e nisur.
Ndërkohë që sot është kthyer në qeli në burgun e Peqinit edhe Albion Aliko i cili pak ditë më parë u dërgua në spital për ndihmë shëndetësore pas probleme që i filluan pasi refuzoi ushqimin në momentin që u fut në regjimin “41-bis”.
Aliko ka qenë pjesë e grupit që kundërshtuan me armë duke i marrë jetën efektivit të RENEA-s në Lazarat disa vjet më parë.
Diskutime rreth kësaj post