• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Është në koma të pakthyeshme”, gazetarja shokon për vajzën nga Kenia: Ka tre brinj të thyera dhe trauma në tru

18 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
108
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë dëshmi tronditëse mbrëmjen e sotme, për rrahjen barbare të vajzës keniane në Tiranë. Sipas saj, e reja që punonte në një kazino në Tiranë, ka tre brinj të thyera e trauma në tru dhe ka kaluar në koma të pakthyeshme.

Klodiana Lala: Njoftimi ka dalë nga një gazetare britanike që jeton në Tiranë. Aty ka qenë dhe sinjalizimi i parë për ngjarjen. Është ndër ato raste kur polica, përveç se njoftimin e ka krejt të paqartë, Polcia ka fshehur ngjarjen.

Joy ka mbërritur në Shqipëri muajin Shkurt e punësuar zyrtarisht me dokumente të rregullta. Rezulton e pajisur me leje qëndrimi deri në fund të Dhjetorit të këtij viti. Kompania kishte një kontratë të përkthyer në dy gjuhë, dhe në shqip edhe në anglisht. Ishte krupiere, në kazinonë në Tiranë ku ka punuar nuk kishte asnjë shtetas shqiptar.

Nga data 12 duke hyrë 13-ta, shoqja e saj Emili i është drejtuar Komisaritatit Numër 1, duke bërë një denoncim se kishte humbur kontaktet me mikeshën, ka pretenduar se nuk kishte asnjë kontakt.

Në dëshminë ajo thotë se ka kontaktuar një ndër punonjësit e kazinosë, që ishte shofer se kishte patur një marrëdhënie intime me Joyn dhe për këtë arsye i ka kërkuar djalit nëse ishte me të dhe është një nga të dyshuarit. Ai ka thënë se nuk është me të dhe kanë nisur hetimet.

Ajo është gjetur të nesërmen në datë 14, është konstatuar nga një tjetër shtetase ganeze, e cila ka dalë nga hosteli në të cilën këta qëndronin, ka shkuar në dhomën e saj dhe ka qenë duke u ushqyer me bukë dhe çokokrem. Në momentin që një nga vajzat që punonte në kaziono, ka dalë dhe ka parë poshtë në dritare, shikon një person përmbys dhe ishte gjysmë e zhveshur. Kanë dalë jashtë dhe kanë parë se ishte Joy. Kanë njoftuar policinë.

Blendi Fevziu: 24 orë me vonesë? Po ajo a ka qenë 24 orë e shtrirë aty apo?

Klodiana Lala: Këtë nuk di ta them. Janë kërkuar pamjet e një ambasade në Tiranë sepse hosteli ku ato qëndrojnë është shumë pranë një ambasade dhe vetëm përmes saj mund të kuptohen të gjitha lëvizjet. Është një rrugicë qorre, nuk ka dalje, ka pasur persona që e kanë njohur shumë mirë terrenin.

Në momentin që ka hyrë policia, janë konstatuar 2 celularët e saj, të 2 kanë qenë pa asnjë kontakt, ka qenë gjithçka e fshirë. Sipas mikeshës së saj, dritaret kanë qenë të mbyllura, pra nuk ka pasur mundësi që vajza të mund të ishte hedhur. Pranë trupit të saj është gjetur një shiringë, gjithashtu në dhomën e saj është gjetur dhe një pije alkoolike, por në fakt nga të gjithë dëshmitë, vajza nuk konsumonte as lëndë narkotike dhe as alkool. Mendohet se është në një koma të pakthyeshme.

Paraardhëse

Pjesa e trupit ku shfaqet më shpesh, mjekja zbulon simptomën e kolesterolit jashtëzakonisht të lartë që vërehet rrallë

Pasardhëse

Mjeshtri italian braktis Italinë për Shqipërinë: Këtu ka potencial të jashtëzakonshëm për pensionistët, shteti nuk na merr taksa

Pasardhëse

Mjeshtri italian braktis Italinë për Shqipërinë: Këtu ka potencial të jashtëzakonshëm për pensionistët, shteti nuk na merr taksa

Diskutime rreth kësaj post




Shqip+

“Je ulli pa kokrra”, prona fut në sherr dy kunatat: Atë do ta marr edhe vëllain tënd do e lë

Nga lajme5
6 February, 2023
0

Maria dhe Amalia janë dy kunata që janë përballur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” për çështjen e një prone. Bëhet...

“Çmendet” shoferi, ecën me “Benz” nëpër trotuar pranë komisariatit në Kamëz (VIDEO)

5 February, 2023

Çfarë është aplikacioni ku flisnin Rama-McGonigal? Evi Kokalari zbardh detajet: Përdoret nga CIA

5 February, 2023

“Para hienave, vijnë luanët,” Efi jep mesazhin e fortë pas përfundimit të rrugëtimit në Big Brother

5 February, 2023

Pasi nxorri Efin nga shtëpia, Dea Mishel “në delir”: Luizi ka frikë nga unë (VIDEO)

5 February, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.