Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sërish darkën luksoze të disa ministrave të qeverisë në Dubai.
Në një prononcim për mediat, kryedemokrati ka thënë se ministrat e Ramës takohen në restorantet më të shtrenjta në botë, ndërsa shtoi se kjo qeveri punon vetëm për veten e vetë.
Sipas Bashës, është koha që kryeministri Rama të shkojë përpara drejtësisë.
“Ministrat e Ramës po takohen në restorantet më të shtrenjta të botës, 1000 dollarë bifteku.
Ndërkohë që njerëzit po shkojnë drejt krizës më të thellë. Edi Rama nuk ka turp.Ndërkohë që dje u publikua një raport që tregonte se qeveria Rama u pasurua dyfish gjatë qeverisjes. Ata nuk mendojnë për qytetarët, por vetëm për veten e tyre. Kanë harruar se çfarë është qeveria dhe cili është funksioni i qeverisë. Kjo është një qeveri që punon vetëm për veten e vet. Ky është një kryeministër që punon vetëm për veten e vetë. Është koha që ky kryeministër të shkojë përpara drejtësisë”, – tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post