Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka duke folur për çeljen e negociatave, deklaroi se shqiptarët po bëjnë regres me qeverinë e Edi Ramës.
“Saimir Tahiri është theksuar nga shumë partnerë dhe është kërkuar arrestimi i tij. Një deputet në Bundestag tha nuk mund tu hedhim hi syve me këtë dënim. Saimir Tahiri del i lirë dhe sot janë arrestuar dy a tre nga banorët që protestojnë për shtëpinë e tyre. Nuk mund ti hapen negociatet një vendi, që dalin dhe sulmojnë egërsisht prokurorë dhe gjyqtarë, duke i akuzuar për lidhje me krimin. Pse sepse kanë vënë në bankën e drejtësisë një drejtor kadastre,” tha Paloka për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post