22-vjeçarja Andia Ulliri ishte një nga më të votuarat e listës së PD për qarkun Durrës.Konkretisht ajo renditej në vendin e 6-të në listën e PD dhe deri në këto momente ka grumbulluar 5552, duke lënë pas kandidatë të tjerë.
E pyetur në “Ftesë në 5” , Andia tregoi se është shumë e lumtur dhe e nderuar që do të ketë mundësi të përfaqësojë të rinjtë në parlamentin shqiptar.
Komenti i Ullirit:
“Unë kandidoj për zonën Fushë Krujë dhe aty gjithnjë ka pasur kandidatë të gjinisë mashkullore. Kësaj here për të herë të parë ka pasur një figurë femërore që jam unë. Jam me të vërtetë e nderuar që kam qenë pjesë e listës dhe që së shpejti kam mundësinë të jem në parlament. Paragjykime mund të kem pasur, duke qenë se kam kandiduar në zonë konservatore. Por duke parë rezultatin, kjo gjë duket se ka ndryshuar”, u shpreh Andia.
Diskutime rreth kësaj post