• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

Ermonela Jaho : Nga Shqipëria Komuniste, në New York

14 January, 2016
në Kulturë
0
Ermonela Jaho
38
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

 Ermonela Jaho : Nga Shqipëria komuniste, në New York

“Nga Shqipëria Komuniste, e deri në New York” – ishte titulli i artikullit që Financial Times dy ditë më parë i kishte kushtuar sopranos shqiptare.

Në këtë interviste, Ermonela Jaho rikujton “vështirësitë në fëmijërinë e saj gjatë viteve të Enver Hoxhës”.

“Momenti i vetëm kur ndjehesha e lirë, ishte kur këndoja” – i rrëfehet gazetarës së Financial Times, Teresa Levonian Cole.

E inkurajuar nga babai, “një ushtark që studioi filozofinë”, Ermonela hyri në Konservator kur ishte 17 vjeçe, pasi që mori nota të shkëlqyeshme në provim.

Pas ftesës së maestros së saj Katia Ricciarelli për të studjuar në Mantua, Lombardi për dy muaj, Jaho e la Shqipërinë më vitin 1993 për të qëndruar atje 10 vitet e ardhshme.

“Italia është shtëpia e bel cantos. Në Shqipëri, gjatë komunizmit gjithçka këndohej shqip – mund të futeshiht në burg nëse flisnit ndonjë gjuhë tjetër. Babai im më mësonte pakëz anglisht, fhehurazi”.

Ermonela hyri në prestigjozen Accademia Nazionale di Santa Cecilia. Për t’i bërë ballë shpenzimeve të studimeve, punonte si au pair, shkruan Financial Times.

“Ndonjëherë, nuk kisha para as për të ngrënë, por nuk i kam thënë njeriu.Isha e bindur se  për të realizuar ëndrrën e këndimit në opera, më duhej të bëj sakrifica. ‘Ermonela’, duhet t’i tejkalosh këto pengesa, i thosha vetes”.[tweet]

Pengesa tjetër ishte të qenit shqiptar. “Gjithçka ishte e bërë që të dukeshe si një qytetar i klasit të tretë. Por, pasiqë bëhesh e famshme, çdokush do të të bëhet mik.”

“Jam rritur me Ervinin në Shqipëri” – thotë për bashkëshortin. “Ishte i vetmi person me të cilin flisja, që s’më paragjykoi asnjëherë. Kur shkova në Itali i thash ‘Nëse do të martohesha me dikë, do të ishte me ty’. Pastaj fitoi lotarinë amerikanë për në SHBA dhe gjeja çdo arsye për ti shkruajtur nga Italia”.

Fillimisht skeptike për zhvendosjen në New York, shprehet se “Kisha lufutar kaq shumë për të arritur një karriere, dhe kisha frikë ta humbisja”.

Që prej vitit 2003 e ndan kohën në mes udhtimeve në New York dhe Itali, deri sa u martua me Ervinin dhe më pas blenë një shtëpi bashkë në SHBA, ku jetojnë me prindërit e Ervinit. “Është traditë shqiptare, që prindët të jetojnë bashkë me të birin, dhe e respektoj këtë”.

Ermonela viziton familjen e saj në Shqipëri dhe shpeshherë merr pjesë në koncerte për ngritjen e fondeve për fëmijët me aftësi të kufizuara, “sepse ndihem fajtore që s’mund ta ndihmoja motrën time kur rriteshim”.

Por, ndjen më së shumti keqardhje që nëna nuk e kishte dëgjuar asnjëherë të këndojë live. “Edhe kur vija në Shqipëri, karrikja e saj ishte gjithmonë bosh. Jaho mendon se nëna mund të ketë ndjerë dhimbje ta shohë në skenë përshkak të ambicjeve të saja të parealizuara por e humbi rastin të mësonte se si bëhej kjo. “Kam provuar ti shkruaj e ta pyes pse, ti them se sa e dua dhe sa më mungon, por ajo vdiq para se unë mund ta shkruaja atë letër”.

Intervistën e mbyllë duke bërë një paralele në mes njerëzve në SHBA dhe atyre në Europë ose Ballkan. “Në SHBA njerëzit janë më të rezervuar, jetojnë sikur në ishuj. Në Europë, dhe veçanërisht në Ballkan, janë të hapur dhe eomcionalë. Por njerëzit janë kryesisht të njejtë kudo. Marr më të mirën nga çdo vend dhe jetoj jetën deri në maksimum”. (Lajme.al)

Paraardhëse

Këshilltarët e PD: Veliaj në 5 muaj nuk ka asnjë bilanc

Pasardhëse

Apple investon në inteligjencën artificiale

Pasardhëse
Apple

Apple investon në inteligjencën artificiale

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Belind Këlliçi premton transport publik falas, në të gjithë Tiranën

Nga lajme10
26 March, 2023
0

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka premtuar transport publik falas dhe modern në kryeqytet....

Kiara flet pas eleminimit nga “Big Brother”: Fitova dashurinë, gjënë më të bukur në jetë

26 March, 2023

Lorenci pranon lidhjen me Kejsin, Sabiani bën reagimin e fortë

26 March, 2023

Rikthehet ora verore, Akrepat zhvendosen 60 minuta para

26 March, 2023

Berisha zbulon si do të ndahen kandidatët e këshillave bashkiakë me PL e aleatët

26 March, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.