Në një bisedë rreth filmave online, aktori i humorit, Ermal Mamaqi, në një lidhje direkte me Rudina Magjistarin në emisionin e pasdites, ka sqaruar njëherë e mirë se filmi që po trasmetohet online është me pagesë. Ermal Mamaqi tha se ka pasur një sukses, pasi janë bërë mbi 8000 veta që e kanë ndjekur.
“Neve na e ndërpeu pak virusi rrugën e filmit në kinema…dhe duke qenë se situata ndryshoi menduam ta nxjerrim online dhe me të vërtetë ka shkuar shumë mirë. Filmi është ndjekur nga më shumë se 8000 veta me shumë sukses,”– u shpreh Ermal Mamaqi.
“Filmi “I Love Tropoja” kushton 9.90 euro dhe të dy filmat bashkë kushtojnë 14.90 euro. Mund t’i shikoni sa herë të doni brenda 24 orëve” – shkruhet në website-n e krijuar nga Ermal Mamaqi.
Me një çmim të tillë, i bie që fitimet e aktorit të kenë kaluar shiftrën 80 mijë Euro. Me sa duket Ermal Mamaqi di si ta shfrytëzojë kohën dhe në karantinë. Megjithatë, ai ka bërë edhe një sqarim për të gjithë ndjekësit e tij, duke thënë se shumica e keqkuptuan, dhe menduan se filmi do të ishte online pa pagesë.
“Ka ndodhur një situatë shumë e bukur dhe me plot homor me këtë gjënë. Se kur unë thash “Hej miq filmi tashmëe është online” dhe më shkruajnë ç’është kjo që ti e ke nxjerrë filmin pa lekë. Ka shumë njerëz që shkruajnë: A është online, po pse është me lekë?”. E kërkojnë online po e kërkojnë falas. Dua të bëj një sqarim për të gjithë shqiptarët, se online nuk është falas por është në link. Nuk të detyron njeri ta blesh”, – u shpreh Ermal Mamaqi më emisionin e Rudina Magjistarit.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post