• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erisa Xhixho: Shqipëria, e fundit në botë për demokracinë liberale dhe elektorale

3 April, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përmes një mesazhi në “Facebook”, nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaroi se Shqipëria është e fundit në botë, sa i takon demokracisë liberale dhe elektorale.

Xhixho thekson se raportet ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë, ndër vendet e fundit të botës për një sërë standardesh demokratike.

Gjithashtu, Xhixho thekson se; “Kosova është 20 vende më përpara Shqipërisë për demokracinë liberale dhe 31 vende përpara Shqipërisë për demokracinë elektorale. Pra, nëse ka një qeveri shqiptare me të cilën duhet të krenohemi, është ajo e Kosovës”.

Postimi i plotë:

“TË FUNDIT NË BOTË PËR DEMOKRACINË LIBERALE DHE ELEKTORALE

Raportet ndërkombëtare na rendisin ndër vendet e fundit të botës për një sërë standardesh demokratike.

Për vitin 2023, Shqipëria renditej në vendin e 82-të në indeksin e demokracisë liberale, krahas vendeve si Mongolia, Sri Lanka, Honduras dhe Sierra Leone. Edhe në indeksin e demokracisë elektorale, jemi në vendin e 88-të, ndër të fundit në botë.

I njëjti raport që turpëron qeverinë shqiptare, na tregon se ka një tjetër qeveri shqiptare në Prishtinë, që shënon vetëm progres. Kosova është 20 vende më përpara Shqipërisë për demokracinë liberale dhe 31 vende përpara Shqipërisë për demokracinë elektorale. Pra, nëse ka një qeveri shqiptare me të cilën duhet të krenohemi, është ajo e Kosovës.

Një shtet serioz vlerësohet për progresin në reforma, zhvillimin, teknologjinë, mirëfunksionim e tregut dhe standardet e jetesës. Fatkeqësisht, qeveria që drejton vendin jo vetëm nuk ka bërë asnjë hap përpara, por me arrogancën që e karakterizon mbyll të dy sytë para regresit që vënë në pah të gjitha raportet ndërkombëtare.

Në këtë situatë alarmante mbetet e domosdoshme që ne të edukojmë qytetarë të angazhuar, që njohin mirë shtetin ligjor, demokracinë, të drejtën për referendum dhe shumë koncepte të tjera, të cilat formojnë individë që mendojnë në mënyrë kritike, që njohin të drejtat e tyre dhe mbrohen me çdo mjet demokratik kundrejt padrejtësisë.

Vetëm përmes kësaj rruge mund ta bëjmë Shqipërinë më të mirë”, shkruan ajo.

Paraardhëse

20 mijë qytetarë nuk dalin dot nga banesa për të votuar, KQZ: Dërgoni kutitë e votimit në shtëpi

Pasardhëse

Pas divorcit të bujshëm, Elia Zaharia rikthehet me një “katastrofë familjare”

Pasardhëse

Pas divorcit të bujshëm, Elia Zaharia rikthehet me një “katastrofë familjare”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Trondit ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Ish-presidenti Joe Biden ka 12 deri në 18 muaj jetë

Nga lajme2
22 May, 2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Washington Free Beacon” se ish-presidenti...

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë

21 May, 2025

Chiara sërish beqare, i dashuri i rikthehet ish-it

21 May, 2025

Pse emri i Barack Obama-s u përmend në gjyqin e bujshëm të P Diddy?

21 May, 2025

Dua Lipa shpallet artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

21 May, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.