• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj mesazh politikës: Koha për të qenë më solidarë, të mos e shohim njëri-tjetrin si kundërshtarë

28 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtroi një darkë për komunitetet e besimit katolik, orthodhoksë dhe protestantë me rastin e festës së Krishtlindjes. Në fjalën e mirëpritjes, kryebashkiaku theksoi se viti që po lëmë pas ishte i jashtëzakonshëm për Tiranën.

 “Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm për Tiranën, për mënyrën sesi komunikojmë me njëri-tjetrin, ndaj më vjen mirë që i kemi kushtuar hapësirë dhe vëmendje secilit prej besimeve. Një shtëpi e madhe ka vend për të gjithë; siç kemi pasur një traditë me vëllezërit dhe motrat tona myslimane për të festuar Bajramin, e kam gjykuar të nevojshme që, edhe për besimtarët e krishterë të kemi një ditë të dedikuar nga Bashkia, për t’i thënë secilit prej jush se sa e vlerësojmë punën tuaj, shërbesën tuaj, misionin tuaj në qytetin tonë”, deklaroi Veliaj.

Më tej kreu i Bashkisë Veliaj bëri edhe një thirrje për t’i dhënë fund “armëve”, siç i quajti ai akuzat dhe sulmet politike, dhe të jemi më solidarë ndaj njeri-tjetrit, qoftë edhe në kampet kundërshtare.

“Ftesa e përbashkët në këtë ditë, është: A kemi nevojë ne si komb për një paqe të madhe? Për një armëpushim të madh? Të ulim armët, të cilat jo gjithmonë janë armë fizike. Armë është edhe gjuha jonë. Armë janë mendjet tona, kur i përdorim kundër njeri-tjetrit, për të penguar njëri-tjetrin dhe për të mos e trajtuar njëri-tjetrin si të denjë dhe të barabartë, por si një kundërshtar që duhet mundur. Ndaj, edhe shpresoj dhe lutja ime për qytetin tonë, për kombin tonë, për shoqërinë tonë, është që vërtetë pse mos ta kemi çdo ditë Krishtlindje dhe të jetojmë çdo ditë si një armëpushim të madh mes vedi. Vetëm pastaj mund të predikojmë këtë mesazh për të tjerët. Shumë kollaj të jemi solidarë me këtë, apo me atë nga larg, shumë e vështirë ta praktikojmë njëherë vetë dhe pastaj të përdorim atë mesazh për të tjerët”, nënvizoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Paraardhëse

Kush është emri i njohur i ‘Big Brother Vip’ që shpallet e preferuara e publikut

Pasardhëse

Pas reagimit të fortë, Daçiç i kthehet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Xhaçkës: Po inkurajon Kurtin për provokime

Pasardhëse

Pas reagimit të fortë, Daçiç i kthehet 'dhëmbë për dhëmbë' Xhaçkës: Po inkurajon Kurtin për provokime

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.