• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Erion Veliaj flet për suksesin në Lojërat Mesdhetare: Krenar që kthehemi me 4 medalje të Sport Klub Tiranës

3 July, 2022
në Kryesore, Sport
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Orani i Algjerisë, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare, u shpreh se ndihet krenar për performancën e sportistëve shqiptarë, të cilët i dhanë 4 medalje Shqipërisë.

Kryebashkiaku ndoqi dje nga afër garën e peshëngritësit Erkand Qerimaj, i cili mori medaljen e argjendtë, por ndërkaq shtoi se këto lojra ishin një sukses për Sport Klubin Tirana.

“Për fatin tonë, të 4 medalistët shqiptarë janë sportistë të Sport Klub Tirana. Ndaj, jam shumë krenar për gjithë përformancën e ekipit. Fakti që sot kthehemi në Tiranë me 4 medalje – dy në mundje, një në peshëngritje dhe Luiza në atletikë – më inkurajon mua si kryetar bashkie, që Sport Klubin Tirana të vazhdojmë ta forcojmë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se nëse vazhdohet me këtë ritëm, jo vetëm medaljet do të vijnë, por kështu inkurajojmë edhe masivizimin e sportit.

“Kjo është arsyeja pse jemi duke folur për kthimin e traditës së klasave sportive, të cilat janë fidanishtja që na ndihmon të spikatim talentet, që pastaj sjellin medaljet për Shqipërinë. Unë si drejtues i skuadrës së Tiranës ndihem super krenar që të 4 medaljet erdhën nga skuadra jonë. Për sa kohë kemi ngritur këtë nivel, është ndoshta momenti t’i ftojmë bashkitë e tjera, që brenda mundësive të investojnë tek sporti, si diçka që jo vetëm rrit reputacionin e atij qyteti, por reputacionin e të gjithë vendit”, vijoi kreu i Bashkisë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, Fidel Ylli tha se të gjitha bashkitë e Shqipërisë duhet të marrin shembull nga Bashkia e Tiranës që ka ngritur nivelin e sportit.

“Të marrin shembull nga bashkia juaj, që e keni ngritur nivelin, jo vetëm se keni sportistët më të mirë, por që investoni miliona dollarë për lëvizjen olimpike në shkolla, për ekipet sportive jo vetëm të volejbollit, basketbollit, por të gjithë sportistët elitarë, paguhen trajnerët e tyre, prandaj ne kemi këtë cilësi. Falenderoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës që edhe në këto lojëra i është gjendur pranë sportistëve tanë si në Tokyo, por edhe këtu në Oran”, përfundoi Ylli.

Paraardhëse

Lajm i mirë, nis pajisja me pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët që jetojnë në Kanada

Pasardhëse

Erkand Qerimaj me përulësi: Faleminderit të gjithëve, pa ju nuk do kisha fituar medalje argjendi

Pasardhëse

Erkand Qerimaj me përulësi: Faleminderit të gjithëve, pa ju nuk do kisha fituar medalje argjendi

Diskutime rreth kësaj post




Shqip+

“Je ulli pa kokrra”, prona fut në sherr dy kunatat: Atë do ta marr edhe vëllain tënd do e lë

Nga lajme5
6 February, 2023
0

Maria dhe Amalia janë dy kunata që janë përballur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” për çështjen e një prone. Bëhet...

“Çmendet” shoferi, ecën me “Benz” nëpër trotuar pranë komisariatit në Kamëz (VIDEO)

5 February, 2023

Çfarë është aplikacioni ku flisnin Rama-McGonigal? Evi Kokalari zbardh detajet: Përdoret nga CIA

5 February, 2023

“Para hienave, vijnë luanët,” Efi jep mesazhin e fortë pas përfundimit të rrugëtimit në Big Brother

5 February, 2023

Pasi nxorri Efin nga shtëpia, Dea Mishel “në delir”: Luizi ka frikë nga unë (VIDEO)

5 February, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.