• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj: E kisha parashikuar që Berisha do e mbyllë me turp! Ja çfarë do të ndodhë kur ai të largohet përfundimisht nga politika

20 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
155
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Duke komentuar shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA-të dhe përjashtimin edhe nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se ky ishte fundi i pritshëm për të.

“Këtu kam qenë muaj përpara kur ju kam thënë që ai njeri do ta mbyllë me turp, sepse është parim biblik, kuranor: “kush jeton nga shpata, vdes nga shpata”. Pra, po jetove duke shpifur dhe duke u bërë gropën njerëzve, eventualisht do biesh vetë brenda. Është e pashmangshme, është natyra njerëzore, cikli jetës, është historia që na ka mësuar. Siç thashë edhe atëherë, që ai njeri do ta mbyllë me turp, me turp e mbylli,” u shpreh Veliaj i ftuar në emision “Real Story”.

Ndërsa, sa i takon “foltoreve” dhe përpjekjeve të Berishës për tu ridimensionuar në Partinë Demokratike, Veliaj tha se askush nuk beson më se ai mund të bëjë pjesë tek e ardhmja e kësaj force politike.

“Në politikë, si në të gjitha profesionet, biologjia bën të vetën. As ithtarët më të mëdhenj nuk thonë më: “besojmë te Saliu se ai është e ardhmja”. Ai vetëm e ardhmja nuk është, qoftë edhe fizike. Kështu që, unë them që ai nuk ka as kohë të rehabilitohet dhe sigurisht nuk jam këtu të bëj llogaritë e tyre, kur vjen puna te kundërshtarët them se vetë e gatuan këtë lloj kulture, vetë e futën kulturën e shpifjes, të lajmit të rremë, të sajesave, të historive të paqena, të prodhimit të histerive kolektive, do me thënë janë po ata Nishani, me Saliun, me Lulin,” tha Veliaj.

Nga ana tjetër ai deklaroi se fundi i Saliut do jetë dhe fillimi i fundit të “berishizmit”, duke nënkuptuar bashkë me të edhe sjelljen e kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

“Unë besoj që me fundin e Saliut është dhe fillimi i fundit të kësaj kulture toksike, ku dhe dy shqiptarë të thjeshtë në kafe shthurin fjalorin për gjëra krejt banale, siç mund të jetë edhe një vend parkimi, sepse e gjithë kjo vjen nga politika. Jo vetëm PD, por Shqipëria do jetë më e mirë me largimin e Berishës dhe berishizmit. Ajo që pashë në Parlament, me Lulin që gris fletët e votimit, thashë ka ikur Saliu, por nuk ka ikur berishizmi. Ai po mundohet të bëjë Saliun e vogël. Po ta kuptojnë se njerëzit janë lodhur nga këto muhabete, nga kjo frymë përçarëse, nga këto toksina dhe helme ndoshta dhe ata do kenë një shans për të fituar,” tha Veliaj.

Paraardhëse

“Në ka një anti amerikan në PD është Lulzim Basha”, Ristani dhe Gjekmarkaj debat të ashpër

Pasardhëse

Deklarata e Topallit: Basha paraqet rrezikshmëri për jetën politike shqiptare

Pasardhëse

Deklarata e Topallit: Basha paraqet rrezikshmëri për jetën politike shqiptare

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.