Pas largimit nga “Portokalli”, aktori i njohur Erion Isai, iu drejtua televizionit “Klan” ku së bashku me Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun sollën “BE Coffee”. Ai më pas dha dorëheqjen nga “Klan”, pasi mori detyrën e re si Kryetar i Bashkisë së Kolonjës.
Erion Isai ishte i ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” me Suada Dacin dhe Alban Musën.
Ndër të tjera, ai foli për eksperiencën e tij si aktor dhe e pranoi publikisht se për të, emisioni lider i humorit në Shqipëri vazhdonte të ishte “Portokallia”.
“Do të them diçka që e di që do bëhet lajm, por do ta them sepse e kam të sinqertë. Pas 16 vitesh Portokallia tregon që është lider në fushën e humorit. Pastaj në aspektin e zhvillimit profesional, në rastin tim, të Besit, të Olsit largimi ka dhënë sukses në fusha të ndryshme. Edhe Delinda, një nga vajzat më të talentuara të teatrit dhe televizionit do ta vazhdojë rrugën e vet me shumë sukses, por përsëri Portokallia mbetet emision lider”– u shpreh Isai .
Diskutime rreth kësaj post