Zëvendës kryeministri Erion Braçe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ngritur një shqetësim tepër të madh. Braçe ka reaguar në lidhje me shkurtimin e punëtorëve nga bizneset e mëdha në këtë situatë alarmante nga Covid-19.
Ai shprehet i revoltuar se largimi nga puna nuk është thjesht një fjalë e thjeshtë, por që kërkon trajtim me pagesë papunësie.
Sipas Braçes, Kodi i Punës thotë se nëse pronari nuk njofton punëtorin më herët për largim nga puna, ai do të duhet t’i paguajë 2 deri në 12 paga maksimumi.
Postimi i plotë:
O VIP, MOS E SHKURTO PUNETORIN! SHKURTO LUKSIN TEND!
Dje, krejt pa dashje-me dashje do vijoja te lexoja, ne nje televizion, degjova nje #muhabet per #punetoret ne #biznesinemadh.
Shikoni, puna ne kete vend rregullohet me ligj, mbrohet prej tij dhe gjykata.
Cilido qe jep si zgjidhje shkurtimin e punetoreve ne biznesin e madh e pastaj, trajtimin me pagese papunesie,
DUHET TE LEXOJE KODIN E PUNES!
Largimi nga puna se “pronari ska leke”, nuk eshte nje llaf #muhabeti, por procedure ligjore dhe PAGA,
PAGA E SHPERBLIME EDHE KUR LARGON NGA PUNA.
#KODI I PUNES ESHTE I TILLE:
A. Unë jam në punë, por nuk kam firmosur kontratë pune, pagën e tërheq në bankë.
Pra, Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune pa afat.
Pronari mund të më largojë nga puna, sepse nuk ka para (Neni 144, Pika 3) por duhet
1. Të më njoftojë hap pas hapi që do të më largojë nga puna (Neni 144, Pika 1). Kjo zgjat 1 javë.
2. Të më PAGUAJE për një periudhë kohe (Neni 143, Pika 1):
5 ditë sepse jam brenda 3 mujorit të parë të punës;
2 javë sepse kam mbi 3 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 6);
1 muaj sepse kam mbi 6 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 2 vjet);
2 muaj sepse kam mbi 2 vjet që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 5 vjet);
3 muaj sepse kam mbi 5 vjet që punoj këtu.
3. Të më japë SHPERBLIM VJETERSIE sepse kam mbi 3 vjet që punoj këtu (Neni 145)
Unë përfitoj PAGESAT për:
5 ditë, kur jam brenda 3 mujorit të parë të punësimit
3 javë, kur jam brenda 6 mujorit të parë të punësimit
1 javë + 1 muaj kur kam mbi 6 muaj punë por nuk janë mbushur ende 2 vjet
1 javë + 2 muaj kur kam mbi 2 vjet punë por nuk janë mbushur ende 3 vjet
1 javë + 2 muaj + 1.5 muaj kur kam mbi 3 vjet punë, por nuk janë mbushur ende 5 vjet
1 javë + 3 muaj + 2.5 muaj kur kam të paktën 5 vjet që punoj këtu
Nëse pronari nuk më njofton,
UNE KAM TE DREJTE TA PADIS ATE NE GJYKATE!
Gjykata do ta detyrojë pronarin të më PAGUAJE nga minimumi 2 PAGA deri në maksimumi 12 PAGA (Neni 146, Pika 3). B. Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune me afat.
Pronari NUK MUND të më largojë nga puna përpara përfundimit.
Nese me largon nga puna, une kam te drejte ta PADIS NE GJYKATE! – shkruan Erion Braçe.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post