Disa foto të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me maskë, po bëjnë xhiron e rrjetit sot, për mënyrën e gabuar sesi ai e mban maskën.
Ky veprim i Bashës është komentuar edhe nga Zv.Kryeministri Erion Braçe.
Komenti i Erion Braçes:
“NUK MBAHET MASKA KESHTU OR QYQ! BOLL PE HUNDEN TENDE!
E shihni, ky qe ju flet per Coronavirusin, qe shan e mallkon cdo dite, qe ben mjekun-infeksionistin, epidemiologun etj, qe ben shpetimtarin e qe uleret cdo dite beni si them une e beni si bej une, NUK DI TE VENDOS AS MASKEN NE SURRATIN E TIJ!
Pra, mire qe duhet te shkonte ne Kosove qe te vinte maske sepse ketu as ne ambjente te vogla sa nje dhome nuk e vinte, por ky nuk di as si ta vendose masken! Ky do ju mbroje, ky do ju shpetoje! Deri tani gjithkush ka thene per te se SHEH VEC HUNDEN E TIJ! Ja ku e keni, vec hunden e tij pa, ndaj ai e kish hunden jashte e kryeministri i Kosoves brenda maskes!” – shkruan Braçe.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post