Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq ku në Lezhë raportohet se rrymat e forta të erës kanë shkaktuar probleme të mëdha.
Në varrezat e qytetit raportohet se janë shembur disa pisha të cilat kanë rënë mbi varre.
Si pasojë disa varre kanë pësuar thyerja nga rënia e pishave.
Por edhe Vlora u bllokua nga i ftohti. Moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullimin e lëvizjes detare.
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur sot në orët e para dhe pasi ka zbarkuar pasagjerët, ka dale ne det në hapur,pasi sipas kapitenerisë së portit të Vlorës ,orët e mbasdites do te sjellin përkeqesim të theksuar të motit.
Shpejtësia e erws do kalojë 100 km/orë si dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur.
Ndërkohë janë njoftuar dhe mjetet lundruese më të vogla të mos dalin ne det deri në një njoftim të dytë kur të bie dhe fuqia e detit.
Diskutime rreth kësaj post