• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Erdogan: Nuk shqetësohem për sanksionet e BE-së

9 December, 2020
në Botë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se sanksionet e mundshme evropiane, nuk do të kishin ndikim në vendin e tij. Ai akuzoi Bashkimin Evropian për veprime të “pandershme” ndaj Turqisë dhe për dështimin për të mbajtur premtimet.

“Çdo vendim për të vendosur sanksione nuk do ta shqetësojë shumë Turqinë”, u tha Erdogan gazetarëve, para se të nisej për një vizitë në Azerbajxhan.

Komentet e Erdoganit u bënë para mbajtjes së një samiti të BE-së, në të cilin pritet të diskutohet edhe për mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Greqisë, për kërkimet e gazit në ujërat e Detit Mesdhe. Turqia, në muajt e fundit ka dërguar anije kërkimi në këto ujëra.

Athina tani po bën presion për sanksione ndëshkimore ndaj Ankarasë. Disa vende të BE-së, përfshirë Francën, po e përkrahin këtë ide, por disa tjera po kanë frikë se Turqia mund të kundërpërgjigjej me hapjen e dyerve për migrantët drejt Bashkimit Evropian.

Turqia mban miliona migrantë që kanë ikur nga konfliktet në Lindjen e Mesme.

Të martën, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se “pavarësisht nëse ju pëlqen, ose jo, në një masë të madhe, siguria e Evropës është në duart e Turqisë”.

Turqia në telashe edhe me SHBA-në

Por, Turqia nuk po përballet me kërcënime për sanksione vetëm nga ana e BE-së.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë përmendur mundësinë e sanksioneve për shkak se Ankaraja e ka blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400.

Turqia është vend anëtar i NATO-s. SHBA-ja por edhe aleatët tjerë kanë thënë se ky armatim rus paraqet rrezik për sistemin ajror të NATO-s.

Erdogan tha se kërcënimet e SHBA-së janë të “të papërshtatshme” dhe shtoi se, ai shpreson se do ta diskutojë këtë çështje me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

“Unë e njoh shumë mirë Bidenin. Në fakt, ai më ka vizituar edhe në shtëpinë time. Ne do të ulemi dhe do të bisedojmë me Biden pasi ai të marrë detyrën e tij”, tha Erdogan./rel

Paraardhëse

Danimarka arreston një spiun rus, në këmbim të parave kishte siguruar informacione për teknologjinë e energjisë

Pasardhëse

Si rallëherë, Florjan Binaj publikon foton më të bukur të bashkëshortes dhe vajzës (FOTO)

Pasardhëse

Si rallëherë, Florjan Binaj publikon foton më të bukur të bashkëshortes dhe vajzës (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.