• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Erdogan: Armiqtë e Islamit dhe muslimanëve në disa vende janë edhe presidentë

25 November, 2020
në Botë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se armiqësia ndaj Islamit dhe muslimanëve është bërë një politikë e mbrojtur nga presidentët e disa vendeve evropiane. “Muslimanët po përballen me të njëjtën fushatë linçimi dhe urrejtjeje që u krye në Evropë kundër hebrenjve në prag të Luftës së Dytë Botërore,” tha ai.

Presidenti turk tha se të drejtat dhe liritë e miliona muslimanëve në Evropë nuk mund t’i lihen vullnetit të politikanëve të paaftë.

“Në platformat ndërkombëtare dhe brenda kornizës së ligjit dhe demokracisë, ne duhet të luftojmë kundër racizmit kulturor, i cili ka përmbytur Perëndimin si një murtajë. Bashkimi i forcave tona është rruga për atë luftë, pa asnjë dyshim,” tha Erdogan.

Ai tha se pandemia COVID-19 kujtoi se njerëzimi ka të njëjtin fat dhe se “ne të gjithë jemi në të njëjtën anije, pavarësisht nga feja, gjuha apo kombi”. Ai mbajti një fjalim hyrës nga Pallati Presidencial në fillim të sesionit të 36-të të Komitetit të Përhershëm të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (COMCEC).

“Eshtë e nevojshme të vihen në dispozicion të gjitha burimet në mënyrë që të zbuten pasojat negative të pandemisë COVID-19 në ekonomi, prodhim dhe vazhdimësi të kërkesës së tregut”, tha Erdogan.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në sesionin online të COMCEC, ai tha se është e nevojshme të aktivizohen subvencionet dhe lehtësimet në tregtinë ndërkombëtare, në mënyrë që të shmangen pasojat katastrofike të pandemisë.

Ai beson se sistemi aktual ekonomik global, i cili bazohet në normat e interesit, do të zëvendësohet në të ardhmen nga pjesëmarrja bazuar në ndarjen e riskut.

“Ne kemi nevojë për të shpejtuar proceset për përdorimin e monedhave të vendit në tregti, në mënyrë që të heqim presionet që vuajnë ekonomia dhe tregtia jonë përmes kursit të këmbimit,” tha ai.

Erdogan theksoi se uniteti dhe bashkëpunimi efektiv i anëtarëve të COMCEC janë çelësi i suksesit në të gjitha fushat, përfshirë luftën për çështjen palestineze. /tesheshi

Paraardhëse

“Nuk ka zgjidhje tjetër”, Basha del me thirrjen fuqishme për Ramën

Pasardhëse

Manjani lëshon deklaratën e fortë ndaj ish-zyrtarëve të KE-së: Kanë dëmtuar Shqipërinë

Pasardhëse

Manjani lëshon deklaratën e fortë ndaj ish-zyrtarëve të KE-së: Kanë dëmtuar Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.