Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se edhe pse koronavirusi vijon përhapjen me ritme të shpejta, rastet e shtuara nuk duhet të na frikësojnë.
Gjatë një analize të infektimeve ditët e fundit, epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se nuk kemi përkeqësim të situatës dhe tregues kryesor, sipas tij, janë shifrat e shtrimeve në spital.
“Sytë duhen mbajtur tek shtrimet spitalore. Gjatë këtyre 5 ditëve, variacioni i rasteve ka qenë 52, 47, 50, 50, 53. Ajo që bie në sy është se janë shtuar rastet e intubuara, por kanë qenë pacientë në gjendje të rëndë, të ardhur nga shërbime të tjera”, thotë Alimehmeti për A2.
Diskutime rreth kësaj post