Epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se ky virus nuk do të zhduket dhe do të jetë prezent. Ai tha se kjo periudhë duhet shfrytëzuar sa më shumë modelit suedez.
“Që në 26 shkurt u bë me dije që ky virus nuk do të zhduket dhe do të jetë prezent. Varianti ekstrem është ai i Suedisë në bashkëpunim me qytetarët që cila la shumë gjëra hapur, për të krijuar imunitetin e tufës.
Nëse virusi do të ketë sezonalitet atëherë kjo periudhë duhet shfrytëzuar sa më shumë modelit suedez. Në këtë moment që ne flasim ne kemi triliona viruse dhe baktere në trupin tonë.
Një person me imunitet të fortë poshtë moshës 60 vjeç dhe pa sëmundje të tjera gjithashtu dhe fëmijët nuk kanë asnjë problem në ballafaqimin me ketë virus”, u shpreh Alimehmeti për abc news.
Diskutime rreth kësaj post