• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ende s’ka një emër që do zëvendësojë Angela Merkel, DW: Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?

11 April, 2021
në Botë, Kryesore
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa më parë. “Ne kemi një interes të madh që kjo çështje të vendoset sa më parë”, deklaroi shefi i deputetëve të partisë CDU në Bundestag Ralph Brinkhaus, në prag të fillimit të konsultimeve të krerëve të këtyre partive. “Mendoj se sonte në darkë do të jemi një hap më afër vendimit për kandidaturën”, theksoi ai. Ndërsa shefi i deputetëve të partisë CSU në Bundestag

Alexander Dobrindt theksoi: “Ka ardhur koha që të vendoset dhe besoj se brenda dy javësh do të kemi një vendim”.

Laschet apo Söder?

Në këshillimet e sotme do të marrin pjesë edhe dy krerët e partive – kryetari i CDU-së Armin Laschet dhe kolegu i tij nga CSU Markus Söder. Brinkhaus tha se ai e ka të qartë se pritjet janë që në këtë takim “të ndodhë diçka”. Por fillimisht duhet të bisedojmë me krerët e këtyre partive, pra Laschet dhe Söder. “Duhet të bisedojmë për linjat e veprimit në të ardhmen”.

Në këtë takim është prezente edhe kancelarja Angela Merkel (CDU), e cila ka vendosur që pas 16 vjet qeverisjeje në postin e kancelares, të mos kandidojë prapë.

Söder do të kandidojë?

Në hyrje të Bundestagut, kryetari i CSU dhe kryeministri i Bavarisë, Markus Söder la të kuptohet si ai do të kandidojë për postin e kancelarit. “Kohëra interesante. Ose siç thuhet tek ne në Bavari – të shikojmë njëherë e pastaj do të shohim”.

Brinkhaus deklaroi më parë se tani është koha “Të gjejmë zgjidhjet më të mira për vendin dhe për partitë”. Sipas tij, partitë tjera do të ishin të lumtura, po të kishin mundësi të këtilla. Ndërsa Dobrindt tha se përzgjedhja e kandidatit është një “proces”, me të cilin duhet të merremi në mënyrë intensive. Por edhe ai pranoi se kjo çështje duhet të vendoset së shpejti. Edhe Laschet mendon se vendimi duhet të merret shpejt.Mendimet janë të ndara se cili prej kandidatëve është më i përshtatshmi. Por besohet se pas këshillimeve të sotme do të dihet diçka më shumë.

Paraardhëse

Kryemadhi kujton se si u zgjodh deputete në Kombinat në 2001-shin: Do ta çojmë deri në fund betejën për shtëpitë e kombinatësve

Pasardhëse

Rama tregon si mori vendimin t’i bashkohej PS: Unë isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë në këtë rrugë

Pasardhëse

Rama tregon si mori vendimin t’i bashkohej PS: Unë isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë në këtë rrugë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.