• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Emigrantët mbajnë akoma ‘gjallë’ traditën, ata që jetojnë në Shqipëri e kanë harruar

6 August, 2018
në Aktualitet, Kuriozitete
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përveç pushimeve, emigrantët kthehen në atdhe edhe për dasma. Gushti është plot me dasma të tilla.
Për të mbledhur të afërmit dhe për të ndjekur traditën, ata vijnë në qytetet dhe fshatrat e lindjes.

“Ëndrra për mua që jetoj jashtë shtetit ishte që dasmën time ta bëja në Shqipëri”, thotë dhëndri.

“Shumë emocione, s’kam fjalë”, shprehet e emocionuar nusja.

Top Channel tregoi disa ditë më parë se numri i dasmave është në rritje. 11 827 martesa janë lidhur mes shqiptarëve deri në fund të korrikut për vitin 2018, ku pjesa më e madhe prej tyre janë emigrantë. Ndërkohë, sot, jemi të ftuar në dasmën e një çifti shqiptar që jeton në Itali për t’ju treguar atmosferën e një dasme të tillë”.

Pavarësisht se çifti, Taulanti dhe Senada, nuk jeton në Shqipëri, stili i dasmës nuk reflekton kulturën e vendit ku ata jetojnë, Italisë. Një nga motivet e rikthimit të tyre në atdhe për të lidhur kurorë, është ruajtja e traditës. Si dhe takimi me fisin, ku të shumtit në dasmën e tyre janë po emigrant.

“Jemi refugjatë, ne sakrifikojmë për këto pushime të shikojmë njerëzit e dashur, e për të ardhur në gëzime”, thotë një i ftuar.

“Vij nga Greqia, kam ardhur posaçarësisht për dasmën. Ne të Kavajës, atë që kemi në shpirt e hedhim. Qejfi pa lekë nuk bëhet”, shprehet një tjetër.

“Për dasmat njerëzit presin kur është koha e emigrantëve. Dasma duan lekë!”, thotë një i ftuar.

“Unë jam nga Kavaja, jetoj në Itali dhe kemi ardhur për dasmën, të ftuar nga kushërinjtë e mi”, thotë një tjetër i ftuar.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen në dasmë ishte edhe fotografi i vogël 10 vjeçar, Ardieni që ndihmonte të atin në memorizimin e momenteve, për një nga ditët më të rëndësishme të qenies njerëzore.

“Unë kam filluar si fotograf që në moshën 4 vjeç duke përdorur një aparat dhe më pas, kam ndjekur babin në çdo hap”.

-Nuk të flihet gjumë ty?

“Jo, fle ditën punoj natën. më shumë fokusohem te çifti më pas te njerëzit që vallëzojnë dhe në fund kur pritet torta. Aty mbaron dasma”, thotë 4-vjeçari./tch

Paraardhëse

Presidentin Meta siç nuk e keni parë kurrë, adrenalinë ekstreme në Grykën e Rugovës

Pasardhëse

Në qytetin shqiptar ku tregohet çdo kafshë që merr frymë, përfshi edhe ato të sëmura

Pasardhëse

Në qytetin shqiptar ku tregohet çdo kafshë që merr frymë, përfshi edhe ato të sëmura

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.