Belinda Balluku është ish-bashkëshortja e gazetarit të njohur Sokol Balla, por jo më larg se sot ajo është emëruar nga kryeministri Rama si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë mënyrë ajo ka zëvendësuar Damian Gjiknurin.
Balluku nuk është një emër i panjohur nga publiku shqiptar. Ajo ka mbajtur ndër vite poste të rëndësishme. Ajo ka punuar edhe më përpara me Ramën si drejtoreshë e kabinetit për marrëdhëniet me publikun në Bashkinë e Tiranës, kur bashkia drejtohej nga vetë Rama.
Ndërsa në 2015-n mori postin e drejtoreshës së ‘Albcontrol sha’ , ose siç njihej më herët, Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA). Në krye të ‘Albcontrol sh’, Balluku u akuzua për kriijimin e borxhit prej 94 milionë euro borxhe. Së fundmi Balluku, ka mbajtur postin e drejtoreshës së Aviacionit Civil.
Ajo ka qenë në fokus të disa skandaleve lidhur me përdorimin e fondeve në Albcontrol, ku për trajnime të rëndomta të punonjësve, janë shpenzuar qindra milionë lekë. Lëvizjet e kryeministrit Rama në mbledhjen e Asamblesë, e kanë larguar ministrin Gjiknuri, pas megaskandalit me tenderin e Unazës së Re.
Balluku mban aktualisht edhe postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të ‘Albcontrol.’
Diskutime rreth kësaj post