Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, shfaq qëndrimin e tij publikisht për zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike.
Paloka foli edhe për përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se nuk mendon se ka një marrëveshje Basha-Rama që në 2017 për të shkatërruar PD.
I mbështesni të gjitha deklaratat e Berishës ndaj Bashës?
Paloka: Unë kam qëndrimet e mia, ai mund të ketë gjera të tjera. Por sido që të vijë puna nuk mund të arrij të mendoj që Basha ka marrëveshje me Ramën që në 2017 për të shkatërruar PD sepse po ta mendoja këtë do të isha unë i pari për ta larguar.
Diskutime rreth kësaj post