Eksperti për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski tha ditën e djeshme se Rusia po e përdor Serbinë dhe presidenti Vladimir Putin do ta heqë qafe Aleksandar Vuçiçin në momentin që ai do refuzojë t’i bindet dhe nuk do jetë më i “dëgjueshëm”.
Bugajski ka qënë i ftuar në emisionin “Voyage”, ku tha edhe se Rusia ka qenë gjithmonë e interesuar për Ballkanin Perëndimor dhe se dy vendet po e përdorin njëra-tjetrën me synimin për të krijuar një botë mini-serbe të ngjashme me atë ruse. Ai tha se edhe Kosova është pjesë e këtij ekuacioni por problemi është se Putin është më i fuqishëm nga Vuçiç dhe do ta heqë qafe këtë të fundit kur mos t’i duhet më.
“Do të thosha që Rusia po e përdor Serbinë, po ashtu po e përdorin njëra-tjetrën ashtu si [Sllobodan] Millosheviqi dhe [Boris] Jelcini në vitet e 90-ta. [Vladimir] Putini dhe [Aleksandar] Vuçiqi po e shfrytëzojnë njëri-tjetrin për ta zgjedhuar ndikimin e tyre, e në rastin e Serbisë tentojnë të krijojnë një botë mini-serbe, ngjashëm me atë ‘Ruski Mir’ [Paqja Ruse], përtej ‘Srpski Svet’ [Bota Serbe] që është një ekuacion për serbët në Ballkan. Edhe Kosova është në pjesë e këtij barazimi, ku i vetmi problem për Vuçiçin është se Putin është shumë më i fuqishëm se ç’është ai. Putini është ai që do ta shfrytëzojë më shumë Vuçiçin për përfitime të tilla dhe do ta heqë qafe në momentin kur më nuk është i dobishëm për të”, tha Bugajski.
Ai ka theksuar se në këtë kohë, Rusia është e angazhuar në politikat e imperializmit dhe sidomos në fokus është Ballkani Perëndimor të cilin e konsideron një pikë strategjike sepse i ofron qasjen në Evropë duke e lejuar të bëjë aleanca të tjera. Eksperti tha se Rusia e do ballkanin për të kufizuar zgjerimin dhe fuqizimin e NATO-s, Bashkimit Europian dhe t’i shkaktojë probleme SHBA.
“Rusia ka qenë gjithmonë e interesuar për Ballkanin Perëndimor. Ballkani është i rëndësishëm nga ana strategjike, sepse jep qasje në pjesë të tjera të Evropës dhe krijon aleanca të ndryshme. Rusia mund t’i përdorë këto ndaj fuqive të tjera në Evropë dhe në këtë kohë Rusia është e angazhuar në politikat e imperializmit, duke e shfrytëzuar Ballkanin për ta zgjeruar fuqinë e vet, të kufizojë zgjerimin e NATO-s, BE-së dhe të njëjtën kohë të krijojë probleme për Shtetet e Bashkuara, potencialisht si shpërqendrim në atë siç është duke e bërë në Ukrainë”, thekson ai.
Bugajski tha gjithashtu se gjendja aktuale në Ballkan është ideale për Kremlinin pasi Serbuia ishte vërtet një aleat, por një aleat të cilin e kishte në kontroll dhe e dominonte në çdo moment.
“Për Rusinë kjo është një situatë ideale, pra skenari kishte për të qenë për Serbinë një aleat i përafërt, por i dominuar, i cili kontrollon shumicën e Ballkanit Perëndimor dhe vendet tjera të neutralizohen. Këto vende që janë pjesë të NATO-s të mos kundërshtojnë politikat e Rusisë dhe të janë shumë të varura dhe të neutralizohen ndaj ndikimit serb, pra kjo është situata ideale për Kremlinin”, ka përfunduar Bugajski.
Diskutime rreth kësaj post