Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar çështjen e nxehtë të momentit atë të financimeve ruse në politikë.
Sipas Karamuços është hapur Kutia e Pandorës dhe do të dalë gjithçka.
I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Karamuço tha se tashmë Amerika është e vendosur të shohë se kush janë aleatët e saj të vërtetë dhe kush po vepron pas krahëve të saj.
Ndër të tjera, eksperti thekson se lufta e ftohtë e mirëfiltë ka filluar dhe është ingranuar shumë fort në Evropë ku Amerika ka një rol shumë të rëndësishëm.
“Amerika është e vendosur të shikojë kush janë aleatët e vërtetë dhe kush vepron prapa krahëve.
Janë hapur Kutia e Pandorës. Do të dalë gjithçka. Kush ka paguar dhe çfarë fshihet pas kësaj.
Ka filluar lufta e ftohtë e mirfilltë tashmë është e ingranuar shumë fort në Evropë dhe në këtë kuadër Amerika ka një rol shumë të rëndësishëm”, tha Karamuço.
Diskutime rreth kësaj post