Eksperti i njohur Erion Dasho ka dalë kundër ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut pas paralajmërimit se kapacitetet në dy spitalet Covid po ezaurohen. Ai shkruan se qeveria po ndjek strategji të gabuar me pandeminë.
Postimi i Erion Dashos:
“Hapja e spitaleve COVID nuk është zgjidhje! Rritja e numrit të pacientëve me COVID duhet adresuar nëpërmjet një përafrimi strategjik që kalon nëpër këto faza prioritare:
1. Parandalimi, ku luan rol parandalimi parësor dhe ai dytësor (testim dhe gjurmim).
2. Forcim të rolit të mjekut të familjes për të mundësuar trajtimin dhe ndjekjen e rasteve në kushtet e shtëpisë.
3. Forcmit të kapaciteteve të spitaleve rajonale për të pritur rastet e komplikuara në nivel rajonal.
Në se ndiqen këto tre hapa që janë baza e çdo strategjie në sistemin shëndetësor, do të ulet presioni edhe mbi “spitalet COVID” duke reduktuar nevojën për shtretër në nivelin terciar.
E kundërta nuk ka vlerë! Në se nuk adresohet parandalimi, spitalet COVID do të vazhdojnë të mbushen siç ka treguar shembulli i Wuhan, Lombardisë dhe New York-ut.
Le të mësojmë nga bota për të hartuar një përgjigje të bazuar mbi evidenca dhe të drejtuar nga mendimi shkencor dhe përvoja mjeksore!”, ka shkruar Dasho.
Diskutime rreth kësaj post