I ftuar në “Wake Up”, eksperti i komunikimit, Julian Zyla deklaroi sot se pjesa dërrmuese e shqiptarëve ndjehen të papërfaqësuar nga Qeveria dhe nga klasa politike në përgjithësi.
Sipas një sondazhi të brë sëfundmi dy të tretat e personave në moshë madhore dhe me të drejtë vote shprehen të pakënaqur si me punën e qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, ashtu edhe me opozitën.Ky është rezultati i gjetjeve të një sondazhi të kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Instituti Demokratik Kombëtar.
Sondazhi është shtrirë në të 12 qarqet e vendit dhe në të kanë marrë pjesë mbi 1500 qytetarë. Gjithashtu shumica shprehen se nuk do të votonin sikur zgjedhjet të mbaheshin këtë javë.
Eksperti i komunikimit, Julian Zyla deklaroi se kjo është një kambanë alarmi për partitë politike.
“Sondazhi duhet marrë si një pasqyrë reale e zhgënjimit të njerëzve. Mendoj se është në favorin e secilës palë politike që të marrë seriozisht çdo kambanë alarmi që u vjen. Kjo mund t’u shërbejë partive politike që të përmirësohen në veprime, në deklarata politike.
Njerëzit matin performancën e politikës me gjendjen e tyre. Nëse politika nuk ndryshon gjendjen tënde, atëherë kjo është e drejtë”, – theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post