• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ekspertët parashikojnë rreziqet që ka rezervuar kjo verë për të gjithë Europën

13 April, 2020
në Botë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për shkak të pandemisë pasojat e ndryshimit të klimës sikur kanë rënë në harresë. Por Evropa pret përsëri temperatura rekord këtë vit? Ekspertët shpjegojnë se çfarë rreziqesh shohin.

Ngrohtësi, qiell pa re dhe kopshte që lulëzojnë në shumë vende të Evropës pranvera po shfaqet me një pamje jashtëzakonisht fantastike. Por bujqit dhe fermerët nuk i gëzojnë këto pamje.

Ata shpresojnë të bjerë më në fund shi, sepse nëse thatësira është shumë e madhe ekziston rreziku i dëmtimit të bimëve dhe humbjeve gjatë të korrave. Një problem ky me të cilin Evropa mund të përballet – paralelisht me pandeminë – gjatë verës.

Deri tani nuk po flitet shumë për këtë problem. Fermerët gjermanë ende duket se janë më të shqetësuar për mungesën e punëtorëve sezonalë, të cilët nuk mund të vijnë në Gjermani për shkak se kufijtë janë të mbyllur për të luftuar virusin e Coronës.

Për shkak të pandemisë dhe masave të karantinës aktualisht të gjitha çështjet e tjera, përfshirë edhe pasojat e ndryshimit të klimës, sikur kanë rënë në harresë.

Ngrohja globale nuk është zhdukur

Andreas Becker, meteorolog pranë Shërbimit Metereologjik Gjerman (DWD) thotë se nuk ka asnjë tregues se ngrohja globale është ngadalësuar apo pakësuar. Sipas tij prej mungesës së reshjeve niveli i lumit Rin prej mesatarisht 3,5 metrash është në rënie. Gjatë muajit mars reshjet në Gjermani kanë qenë vetëm në masën 50-75 përqind të mesatares.

Thatësira sidomos në Evropën Lindore

Andreas Marx, specialist pranë zyrës për klimën në Qendrën Helmholtz për Kërkime Mjedisore në Leipzig (EZMW) thotë se në tre vitet e fundit ka pasur një deficit jashtëzakonisht të lartë reshjesh në mjaft vende. Në Gjermaninë veriore, në pjesë të mëdha të Polonisë, të Ukrainës, të Bjellorusisë, të Rusisë dhe të Rumanisë mungesës së reshjeve i shtohet nga ana tjetër fakti që edhe temperaturat e larta kanë arritur nivele të pazakonta, periudhat me ditë të nxehta mbi 30 gradë janë më të gjata dhe në dimër nuk ka pasur shumë reshje dëbore.

Sa e thatë do të jetë vera e vitit 2020?

Meteorologët nuk kanë dëshirë t’i përgjigjen pyetjes sesi do të jetë vera, sepse dhe parashikimet për një ose dy javë tashmë konsiderohen si të pasigurta. Becker dhe Marx thonë se moti në Evropë është më pak i parashikueshëm për shkak të maleve, deteve dhe Atlantikut, ndryshe për shembull, nga Australia, e cili është e rrethuar nga ujëra nga të gjitha anët. Por të dy ekspertët mendojnë se edhe kjo verë do të jetë më e ngrohtë se zakonisht. Sipas parashikimeve të DWD temperatura në Gjermani mund të rritet mesatarisht me 0.5 deri në 1 gradë.

Marx shton se kohëzgjatja e periudhave me ditë të nxehta mbi 30 gradë pritet të ketë pasoja shumë të gjera si për shëndetësinë edhe për bujqësinë.

Probleme në rritje

Nëse parashikimet e ekspertëve do të bëhen realitet, evropianët do të vuajnë këtë verë nga temperatura të nxehta të vazhdueshme. Kufizimet për të dalë nga shtëpia do të jenë të rënda sidomos për të moshuarit – grupi kryesor i rrezikuar nga COVID 19 – të cilët vuajnë nga nxehtësia edhe në kushte normale moti. Temperaturat e larta vështirësojnë po ashtu edhe mbajtjen e maskave. Dhe mbi të gjitha zjarret e pyjeve që mund të shkaktohen nga thatësira mund të çojnë në emetime të forta tymi.

Kjo do të ishte një ngarkesë tjetër për mushkëritë e njerëzve të infektuar me Coronë. Gjithsesi për shkak të klimës dhe afërsisë me Oqeanin Atlantik Andreas Becker i përjashton për Evropën zjarret apokaliptike si ato në Australi. /DW

Paraardhëse

Kjo është simptoma më e re dhe më e habitshme e koronavirusit që nuk e dinim më parë

Pasardhëse

Ditmir Bushati jep parashikimin e fortë: BE ka bërë hapa para, ja çfarë do ndodhë me Europën pas pandemisë

Pasardhëse

Ditmir Bushati jep parashikimin e fortë: BE ka bërë hapa para, ja çfarë do ndodhë me Europën pas pandemisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.