Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur për Bashkimin Evropian dhe vështirësitë që ai po has nga pandemia e koronavirusit . Sipas Bushatit, BE ka bërë hapa pas pasi nuk është një strukturë kompakte si SHBA apo Kina.
“Ka një aspekt pozitiv në raport me krizën e vitit 2008, pasi kjo është një krizë më e madhe, më e gjerë. Ish-kryeministri i Italisë, Prodi tha: Ku do t’i shesin tulipanët holandezët? Janë thyer të gjithë elementët që kanë lidhje me ofertën dhe kërkesën. Koronavirusi nuk ka sjellë vetëm një krizë likuiditeti. Thirrjet e kryeministrit italian për të mos krijuar një dramë si ajo e vitit 2008 janë të drejta.
Presidenti gjerman tha se nuk mund të ketë një Evropë pa elementin e solidaritetin, edhe pse ka qenë i mjegullt këto ditë. BE-ja ka reaguar më shpejt se situata në 2008. Në fund të ditës nuk mund të pretendojmë mrekulli, pasi nuk është një strukturë si SHBA apo Kina. Gjermania ka thënë se BE-ja do të rritet nga kriza në krizë. Mendoj se brenda mundësive që ka, duke ruajtur edhe interesin e vendeve, BE-ja nuk ka reaguar me shpejtësinë që do të dëshironim, por ka bërë hapa para, madje edhe në raport me Ballkanin.
Kam frikë se hendeqet, në kuptimin ekonomik, do të vijojnë të jenë aty. Mund të kemi dallime më të thelluara mes lindjes dhe perëndimit brenda BE-së. Italia është një nga vendet kryesore të BE, vendi ku qarkullon “gjaku” i BE-së. E rëndësishme është që elementi euroskeptik të mos rritet”.- tha ish ministri për A2.
Diskutime rreth kësaj post