• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ekspertët gjermanë zbulojnë si paraqitet gjendja e përhapjes së koronavirusit dhe lëshojnë thirrjen e fortë për qytetarët

29 February, 2020
në Botë
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërkohë që të gjithë janë përfshirë nga paniku i prekjes nga koronavirusi, ekspertët gjermanë paralajmërojnë që të mos kalohet në panik.

Çfarë do të thotë epidemia e virusit Korona për Gjermaninë? A do të ndalet së shpejti jeta publike, a do të anulohen aktivitetet e mëdha, siç po bëhet në Zvicër? Virusi i ri është në titujt e të gjitha gazetave gjermane. “Mos kalo në panik” këshillon të paktën gazeta e përditshme “Taz”. Por epidemia përcakton në masë të madhe bisedat mes njerëzve: në autobus dhe në tren, në rrugë, në restorante dhe në vendin e punës.

Qëndrim i arsyeshëm te ekspertët

Relativisht me qetësi reagojnë ata që duhet ta dinë më mirë: Instituti-Robert-Koch, autoriteti më i lartë në Gjermani për sëmundjet infektive, mban konferenca shtypi të përditshme. Lars Schaade, mjek specialist në mikrobiologji dhe nënkryetar i institutit, rendit: 52 infektime njihen deri tani në Gjermani, ka tre zona lokale të përqendrimit. Një në Renaninë Veriore-Vestfatli me një pacient të sëmurë rëndë, një në Baden-Württemberg, një rast të ri në Mynih.

Sa për krahasim: në të gjithë botën janë infektuar me virus deri tani mbi 80.000 vetë, në 52 vende. Dhe, sipas ekspertëve, numri i rasteve të pa raportuara është i lartë. Kjo është arsyeja pse Schaade arrin në përfundimin se “për momentin virusi nuk duket të ketë një përhapje të gjerë në Gjermani. Dhe kjo është arsyeja pse rreziku për shëndetin e popullatës është i vogël deri në mesatar”.

Më e rëndësishmja tani: larja e duarve

Schaade edhe njëherë dha këshilla shumë specifike se si duhet të sillet popullata tani: “Përdorni shami që mund t’i flakni, kur kolliteni ose teshtini, hidhini ato. Lani duart, dhe kur kjo nuk është e mundur është mirë të ktheheni pas kur teshtini ose kolliteni dhe teshtini në bërryl. “Për më tepër, prekeni sa më pak të jetë e mundur fytyrën, gjë që një person normal e bën deri në dyqind herë në ditë.

Çfarë ndodh, e pyesin Schaade, në rast të një infektimi? Rreth 85 përqind e rasteve kalojnë si grip i butë, por: “Ka disa raste që përkeqësohen, që përkeqësohen pas rreth nëntë ditëve: këto janë rastet që kanë rrjedhën më të rëndë të sëmundjes. Dhe kur ke një rrjedhë kaq të rëndë të sëmundjes , atëherë mund të duhen tre, katër, ose në raste ekstreme madje edhe gjashtë javë për ta marrë veten, siç përshkruhet në Kinë ”.

Qeveria federale ka reaguar dhe ka ngritur një ekip krizash të cilit i përkasin shumica e dikastereve. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) dhe Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn (CDU) e kanë diskutuar gjendjen e punëve me kancelaren Angela Merkel. Zëdhënësi i Merkel-it, Steffen Seibert tha të premten: “Kancelarja, për këtë të jeni të sigurtë, do të informohet çdo ditë për përparimin e ngjarjeve, si në aspektin e përhapjes, ashtu edhe për gjendjen e përgatitjeve.”

A duhet të anulohet panairi i turizmit?

Ndërkohë, është shtyrë edhe panairi kryesor botëror i turizmit ITB me mijëra vizitorë nga e gjithë bota, i cili do të fillonte në Berlin të mërkurën e ardhshme. Një temë tjetër do të jetë ndoshta nëse Gjermania ka mjaft kostume speciale dhe maska mbrojtëse, veçanërisht për personelin ndihmës, po të përkeqësohet epidemia. Nuk duket se ato mjaftojnë. Ministri Spahn, pra, po shqyrton, siç tha dje në “Televizionin e Dytë Gjerman” (ZDF), një ndalim eksporti, nëse është e nevojshme.

Paraardhëse

Europa nuk gjen qetësi, pritet të përballet me një tjetër stuhi të fortë. Ja cilat zona do të jenë më të prekura

Pasardhëse

Nuk është Kina, Koronavirusi gjunjëzon një tjetër shtet, 210 viktima

Pasardhëse

Nuk është Kina, Koronavirusi gjunjëzon një tjetër shtet, 210 viktima

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.