Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe njëkohësisht kandidat i Partisë Socialiste në Tiranë me numrin 18, Eduard Shalsi, u pyet mbi ftesën për bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i bëri kreut demokrat, Lulzim Basha.
Shalsi e komentoi kështu:
“Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama shtrin dorën e bashkëpunimit. Për ne që jemi marrë me sport, ka disa lojtarë të cilët, në duart e një trajneri të mirë, mund të zhvillojnë aftësi që ndoshta i kanë pasur të fshehta. Ajo e Ramës është një deklaratë nisur nga përgjegjshmëria për të ndarë disa sfida të përbashkëta. Por, Saliu, Monika dhe Iliri ia kanë kufizuar dhe kontrolluar lëvizjet e tij. Nuk është se Partia Socialiste ka nevojë, por është ftesë për të treguar se disa sfida nuk duhen politizuar, siç kanë bërë ata”. – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post