Ditën e martë, “Foltorja”, e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët do të ndalet në qytetin e Pogradecit.
Lajmin e jep deputeti i PD, Edmond Spaho. Ai shkruan se “Foltorja” do të mbahet në datë 9.11.2021, ora 17.00, në Pallatin e Kulturës në Pogradec.
Postimi i Spahos:
“Të nderuar anëtarë, simpatizantë të PD dhe qytetarë të Bashkisë Pogradec, Ditën e Martë, datë 9.11.2021, ora 17.00, në Pallatin e Kulturës në Pogradec do të mbahet foltorja e Z. Berisha me ju. Jeni të ftuar të merrni pjesë dhe të kontribuoni në të për të garantuar një PD më të madhe, më të hapur dhe më të bashkuar e cila të mund të heqë Ramen dhe patericat e tij nga pushteti”, shkruan Spaho.
Diskutime rreth kësaj post