Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme ka dhënë një tjetër lajm të mirë për të gjithë shqiptarët. Ai tha se në fundjavë priten të vijnë plot 90 mijë e 800 vaksina nga marrëveshja me kompaninë AstraZeneca.
Kreu i shtetit u shpreh se vendi ynë mbretet ndër të parët që ka nisur vaksinimin masiv që po vazhdon mjaft mirë dhe pa probleme. Ai i kërkoi shqiptarëve që të kenë besim se do ja dalim mbanë edhe në këtë luftë. Nëse ja kemi dalë me tërmetin do ja dalim edhe me pandeminë shprehet Rama.
Postimi i plotë i kreut të shtetit:
“ TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA
Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit
Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira
#Besim #Durim #Bashkim dhe #PunëDitëNatë”, shkruan kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post